×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 100 spitale-laboratorë privatë kërkojnë licencimin për kryerjen e testeve për COVID-19

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Rreth 100 institucione private shëndetësore kanë aplikuar në Ministrinë e Shëndetësisë për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS-COV-2. Interesimi më i madh është për të kryer teste serologjike, por disa laboratorë privatë ndonëse të pakta në shifra kanë shprehur interes për të ofruar edhe testime PCR.

    Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i cili për KosovaPress tha se shqyrtimi i këtyre aplikimeve pritet të bëhet gjatë kësaj jave nga Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore.

    Hoti: Kanë aplikuar rreth 100 institucione private shëndetësore për licencimin e shërbimeve të testimeve për COVID-19

    “Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore i Ministrisë së Shëndetësisë dje ka filluar procesin e shqyrtimit të aplikacioneve të institucioneve private shëndetësore të cilat kanë aplikuar për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS-COV-2. Deri më tash sipas të dhënave nga ky bord janë rreth 100 institucione private shëndetësore të cilat kanë aplikuar për t’iu lejuar bërja e testeve serologjike në këto institucione. Krahas testimeve serologjike disa prej këtyre institucioneve kanë aplikuar edhe për të ushtruar veprimtarinë e testimit molekulare apo PCR. Por pjesa dërmuese e aplikacioneve kanë të bëjnë me aplikacione për testime serologjike…Meqenëse është një numër bukur i madh i aplikacioneve do t’i shqyrtojmë brenda kësaj jave, shpresojmë të arrijmë ta përfundojmë punën në mënyrë që ato institucione të cilat i kanë plotësuar kushtet të munden sa më parë të fillojnë me testime”, thotë Hoti.

    Ndër të tjerash, Hoti tha se institucionet private shëndetësore që do të licencohen do të mbikëqyren në baza ditor nga IKSHP-ja.

    Hoti: IKSHP do t’i mbikëqyrë laboratorët private

    “Në rastin konkret këto laboratorë janë të obliguar në baza ditore të raportojnë në IKSHPK për numrin e testeve që e kanë kryer, për llojin e aparatit që janë kryer testimet, për produktin-testin se prej cilit vend ka ardhur dhe natyrisht në këtë raport secili informacion duhet ta ketë në fund edhe komentin profesional të personit përgjegjës për këtë laborator. Por do të ekzistojë një mbikëqyrjeje në baza ditore në mënyrë që të ketë një raportim të plotë për të gjithë ata se çfarë po ndodh me testime”, thotë ai.

    Zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti deklaroi se ende nuk dihet se sa do të kushtojë kryerja e këtyre testeve në laboratorët privatë, por thotë se do interesohen që çmimet të jenë reale.

    Hoti: Çmimi duhet të jetë i përballueshëm për qytetarët

    “Çmimet do të përcaktohen nga vetë institucionet sepse e dini që sektori privat i nënshtrohet konkurrencës së tregut të lirë. Natyrisht ministria do të interesohet që këto çmime të mos jenë çmime joreale dhe të atilla të cilat përmbajnë në vete abuzime. Thjesht duhet të përcaktohen çmime që janë reale dhe të cilat kanë mundësi që t’i mbulojnë edhe ata qytetarë që do u drejtohen institucionit privat për kryerjen e ndonjë testi serologjik apo testi molekular. E dini që testet që kryhen në sektorin publik nga IKSHP janë teste që kryhen falas”, deklaroi zëdhënësi i MSH-së.

    Deri tani në Kosovë ligjërisht teste për COVID-19 ka kryer vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kurse javë më parë testime serologjike kanë nisur të bëhen edhe në Komunën e Prishtinës.

    Por duke parë shtimin e numrit të të infektuarve qeveria e Kosovës mori vendim që edhe spitalet-laboratorët privatë të lejohen të bëhen testime për virusin SARS-COV2./

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska në paraqitjen e saj të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor tha se kandidati për president i...
    Lajme24 Prill 2024
    Burri i cili përdori forcë ndaj dy grave në një parking në Prishtinē është arrestuar nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture. Rasti ka...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Arbër Ademi nga BDI-ja në paraqitjen e tij të parë pas mbylljes së kutive të votimit, tha se qytetarët e dhanë votën...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve doli me informacioni mbi daljen e votuesve deri në ora 19:00 ose në fund të procesit të votimit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.