×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rrëmbyen biznesmenin, talebanët varin 4 persona në mes të sheshit

    FrontOnline
    26 Shtator 2021

    Talebanët kanë varur 4 persona në mes të sheshit dje të cilët kishin rrëmbyer një biznesmen bashkë me djalin e tij të vogël.

    Sher Ahmad Ammar, guvernatori i Heratit, tha se ata ishin vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit, kur po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti me pengjet.

    “Trupat e tyre u sollën në shesh dhe u varën në mënyrë që të tjerët që kanë ndërmend të rrëmbejnë njerëz, ta dinë se çfarë i pret”, tha Ammar.

    Ditën e djeshme, një nga anëtarët më të njohur të talebanëve ndër vite, mullah Noorudin Turabi, në një intervistë ka deklaruar se një rikthim i prerjeve të gjymtyrëve për kriminelët ishte i domosdoshëm.

    “Gjymtimet janë të domosdoshme për të  garantuar sigurinë e brendshme në vend, por që ndoshta do të ndodhin brenda burgjeve ose në ambient të mbyllur, dhe jo në sheshe si çdo të premte pas daljes nga xhamitë, siç ishte traditë makabër para vitit 2003”, u shpreh Turabi. /a2news.com/

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.