×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi rrëqethës i deputetit të VV-së për masakrën ndaj tre familjarëve të tij

    FrontOnline
    18 Prill 2021

    Deputeti në radhët e Lëvizje Vetëvendosje, Fitimi Haziri ka rrëfyer një histori rrënqethëse të ndodhur gjatë luftës në Kosovë.Në një postim në Facebook, Haziri ka treguar për masakrën ndaj tre fëmiljarëve të tij të bërë nga regjimi Jugosllavisë

    “Vetëm atëherë kur drejtësia të jap dënimin për këto e sa e sa krime të ndodhura, ne si popull do vazhdojmë të marrim frymë lirshëm“, ka shkruar ndër tjera deputeti i VV-së.

    Më poshtë postimi i tij i plotë:

    Më 18 prill të vitit 1999, në fshatrat Dyz dhe Koliq, 70 civilë shqiptarë, u masakruan në mënyrën më çnjerëzore në atë që njihet si masakra e Dyzit.Në mesin e viktimave, ishte edhe axha im; Zejnuni, gruaja dhe djali i tij; Havë dhe Nazmi Haziri.

    Nëna Havë nuk mundi të duronte që ta shihte paramilitarin, teksa ushtronte dhunë të tmerrshme fizike mbi djalin e saj, Nazmiun. E tërhoqi Nazmiun për dore, duke kërkuar nga paramilitarët serb që të goditej ajo, e jo djali i saj. Siç dinin të bënin vetëm ata, ushtarët dhe policët e Serbisë, ekzekutuan nënën Havë në sy të agës Zejnun e Nazmiut të ri. Dhe më pas një gjë të tillë e bënë edhe ndaj 69 civilëve tjerë të pafajshëm.Ne sot, vazhdojmë të kërkojmë drejtësi, për të gjithë ata që pësuan nga terrori serb. Vazhdojmë të kujtojmë të rënët që ikën me shpresën e një jete në liri. Që ikën padrejtësisht nga kjo botë, e drejtësia për ta ende nuk shkoi ne vend.Vetëm atëherë kur drejtësia të jap dënimin për këto e sa e sa krime të ndodhura, ne si popull do vazhdojmë të marrim frymë lirshëm.Qofshin të mëshiruar të gjithë vëllezërit dhe motrat, mbi gjakun e të cilëve sot jetojmë në liri.

    https://www.facebook.com/Dr.FitimHaziri/posts/4480694551959409

     

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Lajme25 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik...
    Lajme25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare...
    Sport25 Prill 2024
    Pas përballjes së mbrëmshme interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, sonte na pret një tjetër ballafaqim gjigant në basketbollin kosovar. Sigal...
    Sport25 Prill 2024
    Albion Rrahmani i ka mahnitur të gjithë me kualitetet e tij. Sulmuesi kosovar ka filluar të lërë gjurmë menjëherë në futbollin rumun,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.