×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i viktimës së trafikimit për ditët e tmerrit dhe izolimit

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    “Çdo ditë që kalonte ndihesha e pashpresë. Më dukej sikur nuk po jetoja, por vetëm hija ishte aty”.

    Shpresa (emër i vendosur nga redaksia) ishte vetëm 17-vjeçare kur ra viktimë e trafikimit në Kosovë dhe kjo nga një person të cilin e konsideronte mik.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve, ajo rrëfen së si në moshë të re ndjente mungesë afërsie dhe mbështetjeje nga familja, kurse çdo person jashtë atij ambienti, i dukej sikur po i ofronte atë mbështetje që në familjen e saj nuk e merrte.

    Eksperienca e saj e hidhur ka filluar sa ishte në shkollën e mesme. Duke u shoqëruar me një mike dy vjet më të vjetër se ajo, Shpresa filloi të mungonte në orët e mësimit. Lidhur me këto mungesa, arsimtarët e shkollës e informuan babanë e saj. Shumë shpejt ai e thirri në telefon, kur ajo ishte me një mik të saj.

    “Nga përvojat e kaluara familjare, u frikësova shumë. Duke mos dashur të përjetoja një diçka të ngjashme, kërkova ndihmë nga ky miku që të bej zgjidhje. Por, ai e shfrytëzoi momentin tim të dobët, ku kisha shumë frikë e isha e pashpresë dhe ai përfitoi nga unë”, rrëfen ajo.

    “Pas një dite, ai ma mori telefonin dhe në këtë mënyre nuk kisha kontakte me askënd. Këtu filloi eksperienca ime, ku më asgjë nuk vendosej me vullnetin tim”, shton Shpresa.

    Edhe pse kishte provuar të ikte fshehurazi, nuk kishte arritur. Ndihmë nuk kishte mundur të kërkonte, sepse siç tregon, ishte e izoluar. Ato ditë, ajo i përshkruan si “të tmerrshme”.

    “Gjëja më e rëndë ka qenë që gjithçka po bëhej pa vullnetin tim dhe sigurisht largësia me familjen”, shton më tutje ajo.

    Shpresa, megjithatë arriti të shpëtojë, pasi personi i cili e mbante ishte në kërkim të policisë për shkak edhe të disa veprave të tjera.

    Kur policia e gjeti atë, e larguan edhe Shpresën nga ai vend. Aktualisht, ajo gjendet në një strehimore në Kosovë.

    Në të ardhmen, ajo shpreson që të pavarësohet përmes punës dhe forcave të saj.

    Zëri i viktimave të trafikimit dhe dëgjimi i rrëfimeve të tyre është këtë vit tema e Ditës Botërore kundër trafikimit të personave, e cila shënohet më 30 korrik.

    Sipas Kombeve të Bashkuara, të mbijetuarit e trafikimit janë aktorët kryesorë në luftën kundër kësaj dukurie, sepse ndihmojnë në krijimin e masave efektive për të parandaluar këtë dukuri, identifikimin dhe shpëtimin e viktimave dhe mbështetjen e tyre gjatë rehabilitimit.

    Departamenti amerikan i Shtetit.

    Rrëfimet e viktimave një vlerë e jashtëzakonshme për t’i ndihmuar ata/ato

    Profesoresha e psikologjisë, Mimoza Shahini, konsideron se rrëfimi dhe raportimi i të mbijetuarave të trafikimit që janë shfrytëzuar seksualisht, është shumë i rëndësishëm. Ajo thotë se rrëfimet e tyre janë shtylla kryesore që ndihmon shoqërinë dhe mekanizma të tjerë në zgjidhjen e këtij problemi.

    “Nga kush më mirë se sa një viktimë [e trafikimit] e cila i ka përjetuar ato, mund të përcjellët mesazhi dhe në ketë mënyrë të vetëdijesohet një numër më i madh i të rejave apo të rinjve, që të jenë të kujdesshëm në shenjat e para të trafikimit. Dhe në anën tjetër, sigurisht që na jep një ide mjaft të mirë për mënyrën se si ne duhet t’i qasemi viktimave të trafikimit, për të krijuar shërbime sa më efektive për ta”, tha Shahini.

    Shahini thekson se rrëfimet e viktimave të trafikuara, kanë një vlerë të jashtëzakonshme, e në radhë të parë për të treguar për viktimat e tjera, se nuk janë vetëm dhe se për çdo veprim, ngjarje apo situatë, ka zgjidhje.

    “Në aspektin individual [kur rrëfehet] definitivisht është një çlirim, është një moment që viktima e ndjen se nuk është vetëm. Gjithashtu se ka njerëz që do ta mbështesin dhe sigurisht që në momente ofrojmë mbështetje sociale, duke i mbështetur ato në shkollim, me hyrje në profesione të ndryshme. Unë njoh mjaft viktima të trafikimit, të cilat e kanë lënë atë histori mbrapa dhe kanë krijuar një jetë të re si çdo njeri tjetër”, thotë Shahini.

    Gjatë vitit të kaluar e deri në qershor 2021, policia ka regjistruar gjithsej 26 viktima të trafikimit në Kosovë në 16 raste të ndryshme.

    Të gjitha kanë qenë shtetase të Kosovës. Shumica prej tyre ishin shfrytëzuar seksualisht kurse një pjese prej tyre ishin shfrytëzuar për punë me detyrim.

    Institucionet e Kosovës sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit me Njerëz, bëjnë mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

    Parandalimi, luftimi dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit me njerëz, bëhet nga të gjitha autoritetet, përfshirë edhe përfaqësuesit e ofruesve të shërbimeve vendore qeveritare dhe joqeveritare, duke u bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi.

    Autoritetet bëjnë identifikimin e viktimave të trafikimit me njerëz, kur ka bazë të arsyeshme për të besuar se një person i caktuar, është viktimë e trafikimit.

    Por, në Kosovë ekziston vetëm një qendër shtetërore e strehimit për viktimat e trafikuara. Kurse, janë edhe disa organizata qeveritare ne disa komuna, që ofrojnë mbështetje për këto viktima.

    Shpresa porositë ata persona të cilët gjenden në një situatë të ngjashme, siç ka qenë dhe ajo, të mos dorëzohen, pavarësisht sfidave edhe problemeve.

    “Gjejeni forcën brenda vetës, luftoni për vetën tuaj që jo vetëm e nesërmja por edhe e ardhmja juaj të jetë më e mirë. Jeta vazhdon e po ashtu edhe ti bashkë me të”, porositë Shpresa./REL

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje është shprehur i çuditur pse pati reagime për bllokimin e qytetarëve të Kosovës e ndalimin e...
    Të tjera
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.