[wp-story]

Bota/Rajoni

Rrëfimi i tmerrshëm i 24 vjeçarit që u kthye nga një i pafajshëm në vrasës e përbindësh

Rrëfimi i tmerrshëm i 24 vjeçarit që u kthye nga një i pafajshëm në vrasës e përbindësh
08:35 | 17 Dhjetor 2019

Një nga anëtarët më vdekjeprurës të një karteli meksikan ka treguar për “New York Times” se si stërvitej në një kamp që e ktheu atë në një “përbindësh” dhe e futi në një rrugë të mbushur me dhunë të tmerrshme.

Ish-vrasësi u rekrutua nga Guerreros Unidos (Luftëtarët e bashkuar) në moshën 17-vjeçare në vitin 2012 dhe prova e tij e parë ishte t’i priste fytin një burri të pafajshëm.

Më pas, kaloi 6 muaj në një mal ku “detyra” e tij ishte të mësonte të copëtonte me hanxhar një kufomë. Ata që nuk pranonin të bënin këto gjëra në kamp, vareshin nëpër pemë ose përdoreshin si shënjestra për stërvitjet me armë të rekrutëve të rinj.

Vrasësi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, jeton në arrati dhe po bashkëpunon me policinë, gjë për të cilën i kanë vrarë vëllain. “Doja të bëhesha psikopat, të vrisja pa mëshirë dhe të isha vrasësi më i tmerrshëm në botë. Ata më hoqën çdo ndjenjë njerëzore dhe më kthyen në përbindësh. U rrita në varfëri dhe fitoja një dollar në ditë.

Si vrasës, fitoja qindra dollarë në javë. Kam bërë rreth 100 vrasje, por vetëm një student më ka ngelur mendje. Ai përgjërohej për jetën e tij dhe kishte një shikim që e kam të ngulitur në kokë”, tregon 24-vjeçari.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera