×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi i Erjon Kastratit: Nga suksesi te mesazhi për fëmijët

    FrontOnline
    16 Maj 2021

    Erjon Kastrati në stinorin pranveror ju bashkua Yllit, ku arriti sukses të dyfishtë, duke triumfuar në Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës në basketboll. Erjoni ishte edhe MVP i Ligës Unike.

    Skuadra nga Theranda ka investuar mjaft në vitet e fundit, kurse në këtë edicion arriti që të fitojë titujt e parë në histori të klubit. Fituan edicionin e parë të Ligës Unike, si dhe fituan për herë të parë titullin në Superligën e Kosovës. Therandasit po ashtu ishin finalist të kupës, përcjell FrontOnline.

    Njëri nga lojtarët më të dalluar ishte Erjon Kastrati. Ai erdhi nga Koper Primorska. “Ka qenë një edicion i suksesshëm, ku kemi fituar dy tituj dhe kemi arritur një finale. Nuk është lehtë të fitohet në asnjë Ligë të botës, sidomos në këtë edicion të Superligës së Kosovës në basketboll, ku kishte shumë konkurrencë. Jam krenar me ekipin tim”, ka thënë Kastrati për faqen zyrtare të FBK-së.

    Sipas tij nuk ka qenë aspak e lehtë të fitohen këto trofe. “Ka qenë liga më e barabartë në 20 vitet e fundit. E konsideroj si arritje të madhe që kemi fituar Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadrat kanë qenë të përforcuara. Ka pasur konkurrencë të madhe dhe cilësi. Cilado skuadër të shpallej kampion nuk do të ishte befasi, sepse e kemi parë se gjatë kampionatit secila e ka mundur njëra-tjetrën. Edhe finalet nuk kanë qenë të lehta, pasi në tri ndeshjet fituesi është vendosur në minutat e fundit. Besoj se me meritë jemi shpallur kampion në fund”, shtoi tutje anëtari i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

    Por, për të arritur këto suksese, Erjoni ka punuar shumë. “Asgjë nuk është e rastësishme. Puna paguhet. Herët apo vonë vjen shpërblimi për punën e bërë. Duhet të stërvitemi e të punojmë shumë dhe sigurisht se suksesi nuk do të mungoj. Ata që duan të merren me sport, duhet të jenë sa më profesionist”, nënvizon 26 vjeçari.

    Përveç punës, Kastrati është shembull, duke mos pasur polemika me kundërshtarë, gjyqtarë apo tifozë. “Në fund të ditës ne të gjithë jemi sportistë. Të gjithë duam të fitojmë, por duhet të kontrollojmë veten. Duhet të respektojmë edhe kundërshtarët e tifozët. Kosova është një vend i vogël dhe ne prapë në fund të ditës jemi së bashku, andaj duhet të kemi respekt”.

    Mesazhi për fëmijët që duan të merren me basketboll është i qartë. “Duhet të punojnë shumë dhe të besojnë në ëndrrat e tyre. Sigurisht se puna do të shpërblehet”.

    Erjon Kastrati është ndër lojtarët më të dalluar te Kosova. “Fanella e shtetit tënd ka rëndësi të madhe. Unë jam krenar që luaj për Kosovën, duke dhënë kontributin tim. Edhe për lojtarët e rinj kam një mesazh që të punojnë dhe të stërviten shumë, në mënyrë që një ditë të përfaqësojnë vendin në garat ndërkombëtare”, përfundoi Erjon Kastrati./FrontOnline/

     

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport25 Prill 2024
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ndihet i lumtur që kanë arritur marrëveshje me trajnerin Xavi për të vazhduar qëndrimin e këtij të...
    Sport25 Prill 2024
    Carlo Ancelotti ka dhënë lajme të mira për portierin Thibaut Courtois. Trajneri italian konfirmon se shërimi i portierit belg po shkon mjaft...
    Sport25 Prill 2024
    Pas përballjes së mbrëmshme interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, sonte na pret një tjetër ballafaqim gjigant në basketbollin kosovar. Sigal...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes...
    Lajme25 Prill 2024
    Në Bruksel ka nisur takimi trepalësh mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësin Miroslav Lajçak. Siç raporton “Tanjugu”, në delegacionin e...
    Front TV25 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka akuzuar pushtetin se ka pamundësuar themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke thënë se...
    Front TV25 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i ka quajtur shpifje pretendimet se kompania “Apetit Group” ka importuar mish Brazili...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet presidenciale. Haradinaj tha...
    Vip25 Prill 2024
    Një zarf i bardhë mbërriti pak momente më herët në ambientet e shtëpisë së ‘BBV3’. I lexuar prej Julit, zarfi njoftoi se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.