[wp-story]

Lajme

Rrëfimi i babait nga Qirezi: Mu shterën lotët nga dhimbja për katër fëmijët e vrarë nga Serbia

Rrëfimi i babait nga Qirezi: Mu shterën lotët nga dhimbja për katër fëmijët e vrarë nga Serbia
20:08 | 21 Nëntor 2020

Sheremet Sejdiu qe 22 vjet po pret drejtësi për katër djemtë e vrarë nga regjimi serb.

Ai thotë se i janë shterur lotët, teksa mbetet me shpresën se një ditë drejtësia do të triumfojë.

Masakra në fshatin Qirez prej nga vjen Sejdiu, në aktakuzën e Speciales u quajt sulm dhe jo masakër.

Pak ditë para se të bëheshin 22 vjet nga vrasja e djemve të saj, vdiq nëna Adibe. Ajo i pa me sy forcat serbe duke ia vrarë djemtë.

Tani babai i Beqir, Nazmi, Bedri e Bekim Sejdiut rrëfehet për zhgënjimin në drejtësi përderisa thotë se cdo natë lutet që kriminelët serbë që ia vranë fëmijët të marrin dënimin e merituar.

Sheremet Sejdiu thotë se forcave serbe nuk iu mjaftoi vrasja e katër djemve por edhe i rrahën gratë dhe fëmijët.

Ai thotë se arrestimi i ish-krerëve të UCK’së e ka lënduar.

Sipas tij kjo është padrejtësi sërish ndaj djemve të tij dhe gjithë të vrarëve dhe të masakruarve e viktimave të dhunimit serb.

Ai thotë se do të vdes me zhgënjimin dhe lëndimin se kriminelët serbë nuk u dënuan.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera