×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rrëfimi i Andin Hotit, i biri që kërkon drejtësi për babain Ukshin Hoti dhe mbi 1600 persona të zhdukur

    FrontOnline
    16 Korrik 2021

    Tash e dy dekada nuk dihet gjë për fatin e Ukshin Hotit.

    Intelektuali shqiptar është vetëm njëri nga mbi 1600 personat që figurojnë të zhdukur në Kosovë gjatë luftës së fundit.

    Për zbardhjen e fatit të tij dhe të tjerëve do të angazhohet i biri, Andini.

    Për këtë, atij, së fundmi Qeveria “Kurti” ia ka besuar dy pozita.

    Ai është emëruar kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime në çështjen e personave të zhdukur dhe kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

    “Ne kemi vetëm një parim – mision, zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, dmth deri në personin e fundit të zhdukur gjatë luftës së fundit, gjatë gjenocidit që ka ndodhë 1998-99″, theksoi Hoti për “Front Online”.

    Që kjo të ndodh Hoti do të kërkojë nga zyrtarët e palës serbe, kurdo që të takohet me ta, hapjen e arkivave të tyre.

    “Adresa e vetme është Serbia. Do të kërkojmë që ata t`i hapin arkivat e Serbisë, më në fund, dhe të na tregojnë se çfarë ka ndodhur me personat e zhdukur me dhunë gjate luftës së fundit”, u shpreh Hoti për “Front Online”.

    Çështja e të pagjeturve do të jetë temë diskutimi edhe në takimin që kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të mbajnë të hënën, më 19 korrik, në Bruksel.

    Në atë të parin kreu kosovar i kërkoi atij serb shkarkimin e Veljko Odaloviq, kreut të Komisionit të Serbisë për Personat e Zhdukur me arsyetimin se ai mori pjesë në Kosovë gjatë luftës së fundit, 1998-99.

    Pavarësisht kësaj, Hoti, thotë se do ta takojë homologun e tij serb.

    “Interesi im kryesor, primar dhe i vetëm është zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe për këtë do ta takoj secilin person, individ, apo grup që mund të ndihmojë në këtë drejtim”, potencoi Hoti për “Front Online”.

    Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999 rezultuan 6 mijë e 500 persona të zhdukur.

    Shumica prej tyre u gjetën, si rezultat i zhvarrimeve në varreza masive në Kosovë dhe Serbi.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.