×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rrëfimet e trishta të punëtorëve të ndërtimtarisë: Kushtet zero, s’ka siguri…

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    Janë shumë të kërkuar në treg.

    Me zanatin që kanë nuk mbesin pa punë.

    Por, puna e rëndë dhe pa kurrfarë sigurie i përcjell çdo ditë.

    Me kushte jo të mira të punës po përballen çdo ditë këta punëtorë në sektorin e ndërtimtarisë.

    Ata në kushte anonimiteti duke hezituar të flasin para kamerës për shkak të ndëshkimeve që mund t’I marrin nga punëdhënësi, kanë treguar se nuk kanë siguri dhe punojnë gjithmonë me frikë sepse u rrezikohet jeta.

    “Kushtet janë zero. Pse  a nuk po i dinë kushtet në Kosovë qysh janë a? Ai (shefi) e dëgjon mua me hekë prej pune” ”, thotë shkurt një punëtor që po punonte në një kompani ndërtimi.

    “Nuk guxojmë të flasim se na hekë prej pune? Kushtet janë si në gjithë Kosovën, firmat janë krejt të njëjta, qeto personalitete i udhëheqin tonat firmat, krejt janë nëpër Qeveria. Këtu nuk ka as siguri, as sen”, thotë një punëtor tjetër .

    Kryeinspektori i Punës: Po përballemi me mungesë të inspektorëve

    Për problemet me të cilat përballen këta punëtorë në këtë sektor, për Front Online ka folur Kryeinspektori i Punës, Ekrem Kastrati.

    Ai tha se në rastet e aksidenteve në punë, pas hetimit shqiptohen masa ndëshkuese, si dhe kompania në fjalë obligohet për marrjen e masave nga aspekti sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Por, ai e ka pranuar që në këtë sektor nuk ka kontrolle të mjaftueshme.

    Kjo për shkak të numrit të vogël të inspektorëve.

    “Inspektorati i Punës në kuadër te aktivitetit të tij gjatë kontrollova, sigurohet që punëdhënësit  t’i marrin masat nga aspekti sigurisë dhe shëndetit në punë, mirëpo numri i vogël i inspektorëve ka ndikuar që të mos ketë kontrolle të mjaftueshme”, thuhet në përgjigjen e tij për Front Online.

    Azemi: Ka raste kur familjarët e punëtorëve të vdekur në vendin e punës s’kanë të holla për ceremonitë e varrimit

    Nga ana tjetër, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se numri më i madh i vdekjeve po vie nga sektori i ndërtimtarisë ku në vitin 2020 ndodhën 14 vdekje.

    “Nuk jemi duke e bërë as punën më të vogël lidhur me sigurinë dhe shëndetin e  punëtorëve të sektorit privat e kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë, fatkeqësisht numri më i madh i vdekjeve po vie nga sektori i ndërtimtarisë ku në vitin e kaluar kemi pasur 14 raste të vdekjeve”, ka thënë Azemi për Front Online.

    Azemi tha se pa ndihmën e institucioneve të tjera nuk mund të bëjnë asgjë.

    “Kemi kërkuar që të jetë një fond i veçantë për këto raste kur punëtorët humbin vendin e tyre të punës sepse kemi raste kur ndoshta edhe ceremoninë e varrimit nuk mund ta kryejnë ashtu siç duhet sepse të gjithë punëtorët që e rrezikojnë jetën e vet, në një formë të bënë me dije që gjendjen ekonomike e kanë tepër të rëndë”, tha tutje ai për Front Online.

    Gjatë vitit 2019 në vendin e punës kanë vdekur 17 persona, ndërsa 14 të tjerë në vitin 2020 derisa gjatë muajve të fundit kanë ndodhur 3 raste të vdekjes në vendin e punës.

     

     

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.