Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rrëfimet e banorëve për tërmetin: “Menduam se ishte apokalipsi”

    FrontOnline
    1 muaj më parë

    Banorët e disa prej qyteteve të goditura nga tërmetet e sotëm kanë përshkruar tronditjen dhe frikën e përjetimit të dy lëkundjeve kaq të mëdha radhazi.

    Tulin Akkaya, e cila jeton në Dijarbakir, në afërsi të vendit ku ranë tërmetet, tha se ajo ende po përpiqej të merrte veten pas tërmetit të parë kur goditi i dyti.

    “Jam shumë e frikësuar. E ndjeva kaq fort sepse jetoj në katin e fundit,” i tha ajo agjencisë së lajmeve AFP.

    “Ne dolëm jashtë në panik. Nuk mund të kthehem në banesën time tani – nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas.”

    Epiqendra e tërmetit të parë, me fuqi 7.8 ballë, ishte afër qytetit të Gaziantep, ndërsa ai i të dytit, me magnitudë 7.5, ishte në afërsi të provinces Kahramanmaras, raporton BBC.

    Melisa Salman, e cila është e vendosur në Kahramanmaras, tha se të jetuarit në një zonë tërmeti do të thotë se ajo ishte mësuar të “tronditej”, por që sot ishte “hera e parë që ne kemi përjetuar ndonjëherë diçka të tillë”.

    “Ne menduam se ishte apokalipsi,” tha ajo.

    Halis Aktemur, një tjetër banor i Dijarbakirit, ishte ndër të parët që mbërriti në vendngjarje pas shembjes së ndërtesës së parë të madhe në qytet dhe iu bashkua të tjerëve që ndihmonin për të gërmuar për t’I nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

    “Ne ia dolëm të shpëtonim tre persona, por dy ishin të vdekur,” tha ai. “Pas tërmetit të dytë, nuk mund të shkoj askund. Unë mendoj se ata do të kenë nevojë për ndihmën time përsëri”, transmeton Klankosova.tv.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    ekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje vendeve anëtare të përshpejtojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, pasi shifrat...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    34 mijë euro janë sekuestruar sot nga Policia Kufitare e portit të Durrësit. Bëhet me dije se gjatë një kontrolli të automjetit,...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) thotë se Vladimir Putin “qëllimisht po përpiqet të dezinformojë” duke kritikuar publikisht vendimin e...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Kërkohet ndihmë për shërim të Gazmend Malokut nga Juniku. Sipas familjarëve të tij, Gazmendi është ne gjendje të rëndë shëndetësore në Turqi,...
    Lajme21 Mars 2023
    Emisari i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq,...
    Lajme21 Mars 2023
    Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka thënë se që nga dita e nesërme ai do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Në moshën 56-vjeçare ka ndërruar jetë në Londër aktori anglez Paul Grant, i cili ka luajtur në filmat Star Wars dhe Harry...
    Kronika21 Mars 2023
    Një person në Lipjan është shoqëruar në polici pasi i janë sekuestruar substance narkotike. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës. ”Policia e...
    Lajme21 Mars 2023
    Me moton “Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm” sot në Parkun e Gërmisë në Prishtinë u shënua Dita Ndërkombëtare e Pyjeve....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.