×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrebeshe shiu, bubullima rënie temperaturash, ky është moti në 5 ditët e ardhshme

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Gjatë kësaj fundjave në Kosovë do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, derisa në fillim të javës së ardhshme do të jetë me nxehtë por me pasdite të cilat mund të shoqërohen me rrebeshe shiu.

    Parashikimi sipas Prishtina Weather:

    Në fundjavë destabilizim i motit, rrebeshe shiu me bubullima, temperaturat në rënie të lehtë. Në fillim të javës më shumë diell dhe më nxehtë, pasditeve mundësi për rrebesh shiu.
    14.08.2020 – Një depërtim i fushave të presionit të ulët mbi rajon në ditët e fundjavës, sjell destabilizim të motit, ku priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë. Ditën e shtunë rrebeshet mund të jenë më intenzive, nëpër lokalitete me mundësi edhe për breshër.

    Fillimi i javës sjell sërish masa më të nxehta ajrore nga Afrika veriore, që do të kushtëzojnë mot më të nxehtë dhe më shumë diell. Orëve të pasdites priten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi me bubullimë.

    Nga mesi i javës së ardhshme rikthehen të reshurat e shiut, e temperaturat mund të pësojnë rënie më të theksuar. Sipas parashikimeve të fundit, fundjavën e ardhshme paraqiten tendenca për një valë të të nxehtit që sjell kryesisht kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale edhe mbi 30C.

    Indeksi i rrezeve UV në vlera të larta.

    15.08 – Paradite intervale me diell. Ditën vransirat do të shtohen. Nga mesdita dhe përgjatë mbrëmjes priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende rrebeshet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.

    16.08 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu, që gjatë ditës mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Në mbrëmje me kthjellime.

    17.08 – Më nxehtë, intervale më të gjata me diell. Pasdite më vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

    18.08 – Nxehtë, kryesisht me diell deri në orët e pasdites. Pasdite priten zhvillime të vransirave, që do të shoqërohen edhe me ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.

    19.08 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

    Temperaturat e ajrit do të lëvizin brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Në fundjavë pësojnë rënie të lehtë, e në fillim të javës rritje. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 26C deri në 30C.

    Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 2-9m/s.

    Shtypja atmosferike do të sillet përreth vlerave normale, e nga mesi i javës së ardhshme me tendencë të rënies.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një trup pa shenja jete është gjetur në pyllin e fshatit Shkrel të Rugovës, sot rreth orës 15:19. Klankosova.tv ka marrë detaje...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të  Prishtinës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve. Rastin per Front Online e...
    Të tjera
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Në mbrëmjen e sotme më 14 dhjetor ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy veturave në lagjen Emshir në Prishtinë, afër...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    KFOR ka njoftuar për një trajnim të përbashkët mes ushtarëve gjermanë, polakë dhe amerikanë, që kanë zhvilluar në Kampin Bondsteel, gjatë ditës...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan-Prishtinë, ku dy vetura janë përplasur mes vete.  Rastin për Front Online e ka konfirmuar,...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës. Për Front Online, Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë...
    Sport14 Dhjetor 2024
    Donat Rrudhani ishte heroi i Leuzernit në përballjen me Winterthur. Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së 18-të në Superligën e...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.