Një doktor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejë dyshohet se të hënën ka sulmuar fizikisht një punëtor të spitalit.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.
“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhë dhe e ka njoftu policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftu prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”, tha Gashi për Front Online
Gashi thasë motivi i rrahjes është “një mosmarrëveshje që e kanë pas të brendshme, rreth orarit të punës”.
I njëjti shtoi se viktima ka pranuar trajtim mjekësor./Front Online

Të tjera
-
22:40 | 28 Janar 2023
-
21:40 | 28 Janar 2023
-
21:38 | 28 Janar 2023
-
21:32 | 28 Janar 2023
-
21:30 | 28 Janar 2023
-
21:23 | 28 Janar 2023
-
21:09 | 28 Janar 2023
-
20:55 | 28 Janar 2023
-
20:43 | 28 Janar 2023
-
20:20 | 28 Janar 2023
-
20:18 | 28 Janar 2023
-
20:15 | 28 Janar 2023