×
  • Kronika
  • Kronika

    Rrahja e 2 punëtorëve të KEDS-it me një qytetar, kërkohet fajtori

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se dje janë arrestuar dy të dyshuar, punëtorë të KEDS-it, të cilët kishin sulmuar një person. Derisa viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

    “Rr. Dëshmorët e Kombit, Deçan 31.08.2020,11:58. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë punëtor të KEDS-it të cilët pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturës së tyre të cilën e kishin parkuar në vende punishte e kishin sulmuar viktimën mashkull kosovar i cili në atë vende kishte qenë duke punuar në rrugë. Viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.

    Por, Federata Sindikale e Pavarur Elektrokosova, përmes një postimi në FB thonë se punëtorët e tyre janë rrahur. Madje, kërkojnë që organet e rendit të mirren me rastin dhe sulmuesit të vihen para drejtësisë.

    “Dënojmë sulmin fizik ndaj dy punëtorëve tanë në vendin e tyre të punës në distriktin e Pejës. Ne si sindikatë ftojmë organet e rendit të mirren me rastin si dhe sulmuesit të vihen para drejtësisë, sulmi në vendet e tyre të punës është akt i ligë dhe qyqar. Njëkohësisht kërkojmë nga menaxhmenti i KEDS-KESCO, që punëtorëve tanë të ju ofrohet siguri më e madhe si dhe të mirren parasysh vështirësitë e tyre në vendet e punës”, kanë thënë ata.

    Nga Rubrika
    Kronika19 Korrik 2025
    Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore nga aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mejë të Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar...
    Kronika19 Korrik 2025
    Një të mituri 14-vjeçar policia i ka gjetur një armë dhe një sprej sot pak pas mesnate. Policia tha se u informua...
    Kronika19 Korrik 2025
    Dy burra janë arrestuar të premten në Obiliq, nën dyshimin se posedonin substancë narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë. Sipas policisë, gjatë...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në lagjen Tusus të Prizrenit, ku një  62- vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij....
    Sport20 Korrik 2025
    Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    30 mjete lundruese janë bllokuar nga policia Detare dhe Kufitare gjatë monitorimit nga Ksamili në Koman përgjatë kësaj jave. Sipas policisë, 12...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri e ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Komisioni i BE-së do të vendosë tatime më të larta për produktet e duhanit. Industria paralajmëron për çmime në stratosferë, dhe e...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel një foto që tregon lirimin e hapësirave publike të zëna më parë nga ndërtimet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.