[wp-story]

Kronika

Rrahja brutale e sekretarit të LDK-së nga paramilitarët serbë, shkaku i Ibrahim Rugovës

Rrahja brutale e sekretarit të LDK-së nga paramilitarët serbë, shkaku i Ibrahim Rugovës
18:30 | 17 Janar 2020

Të përkrahësh LDK-në dhe të jesh anëtar i saj në fillim të viteve të 90-ta ka qenë rrezik për shkak të agresionit serb.

Bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka publikuar një fotografi që tregonte se si Sekretari i LDK-së në Pejë në vitin 1992, Musa Rexhaj ishte rrahur brutalisht se kishte votuar LDK-në.

“…kur e kishin pyetur për kend ke votue dhe ai kishte thënë: “Dihet, për RUGOVËN”, ishte trajtuar brutalisht nga policia serbe.”, thuhet në postimin e Merovcit.

Fotografia ishte bërë nga Vili Kuipers, deputet në Belgjikë që kishte ardhur për të vëzhguar zgjedhjet e asaj kohe.

Postimi i plotë i Adnan Merovcit:

Kujtesë me shkas! Kështu mbrohej Kosova para 3 dekadash!

Veprimtari Musa REXHAJ, Sekretar i Degës së LDK-së në Pejë i cili më 26 maj 1992 ishte ndaluar në punktin policor të Leshanit (Pejë) pas zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, kur e kishin pyetur për kend ke votue dhe ai kishte thënë: “Dihet, për RUGOVËN”, ishte trajtuar brutalisht nga policia serbe. Ditë më parë në të njejtin vend duke e vrarë një polic serb dhe plagosur një tjetër kishte rënë heroikisht patrioti Tahir BERISHA nga Leshani. Kështu ishin mbrojtur rezultatet e zgjedhjeve më: 24 maj 1992, para 3 dekadash! Foto: Vili KUIPERS, deputet flaman në Belgjikë, i cili kishte ardhur për ti vëzhguar zgjedhjet dhe Musa REXHAJ i trajtuar brutalisht nga policia serbe (26 maj 1992)!

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera