Kronika

Rrahet një person në Mitrovicë, merr lëndime të rënda

Rrahet një person në Mitrovicë, merr lëndime të rënda
08:49 | 14 Maj 2022

Një person është sulmuar nga disa persona të panjohur të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore (frakturë).

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:10 në rrugën “Evlia Qelebia”, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe nuk raportohet për të arrestuar.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është sulmuar nga disa të dyshuar deri më tani të pa njohur, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore (frakturë). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, nuk raportohet për të arrestuar,  rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./FrontOnline

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera