×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rojet e Urës” ia vr*anë gruan para syve, serbët hodhën bom*bën në dhomën ku po qëndronin

    FrontOnline
    05 Shkurt 2025

    Më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 serbët në veri të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë. Në mesin e tyre edhe bashkëshorten e Gani Xhakës, i cili rrëfen natën kritike kur grupet kriminale serbe hodhën bombë në banesën e tij ku mbeti e vrarë bashkëshortja e tij dhe iu plagos vajza.

    Ashtu si para 25 vitesh edhe sot kujtimet i ka të freskëta.

    “Kanë hy dy djem serb të ri, na kanë ndalë edhe linjat e telefonit”, ka deklaruar ai.

    Ishte nata e 3 dhe 4 shkurtit kur në disa lagje në Mitrovicë të Veriut grupet kriminale serbe të njohur “Rojët e Urës” vranë dhjetë shqiptarë, në mesin e tyre edhe bashkëshorten e Gani Xhakës, i cili rrëfen orët kritike ku u sulmua me granatë dore banesa e tij.

    “Atë natë sulmet kanë filluar kah ora 9 të mbrëmjes dhe kanë zgjatë deri në 3:30 të mëngjesit. Njëra nga bombat që e kanë hedhur nga një banesë në banesën tonë, ajo vetëm ka shkaktuar dëme materiale. Kurse bomba e dytë u ra bash aty ku unë e kam pas bashkëshorten edhe vajzën. Nga ai shpërthim bashkëshorten i kanë dalë të gjitha zorrët në tokë në atë moment nuk kom ditë si të veproi. Kanë hy dy djem serb të ri na kanë ndërpre edhe lidhjen e telefonit”, ka thënë Xhaka, për tëvë1.

    Ai thotë se si pasojë e shpërthimit, iu lëndua edhe vajza e cila sot ende në trupin e saj ka pjesë të granatës së dorës.

    “Vajza po bërtet, babush nuk e kom komën. E harrova bashkëshorten, edhe kthena te vajza po e preku e ka komën, Zoti një edhe farmerkat që ia kisha blerë ato janë kanë shpëtu mos me humb këmbën krejt. Sulmet kanë vazhduar banesën e murrë flaka nuk kishim kah të kujdesemi e hapshim dritaren nga njëra ndërtesë na sulmofshin kështu që kjo ka zgjatur deri në orën 3:30 të mëngjesit”, thotë ai.

    Xhaka shtoi se pas 25-vitesh, situata në veri të Mitrovicës është më e sigurt.

    “Punën që e ka bërë kryeministri këtu, nuk paguhet me kurrgjo. Sot lirisht nëse tash dëshironi këtu shkojmë pimë kafe, plot është qyteti plot ka lokale të shqiptarëve , një plak tha jam në gjendje me shku edhe me plis ka kurrëfarë tute. Siguria momentalisht është në nivel të madh, presim të bëhet edhe më mirë”

    Një ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti në rrjetin social Facebook bëri të ditur se ka kërkuar hetim për këtë ngjarje nga Kaja Kallas, shefe e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka folur për bojkotin që do t’ia bëjnë organizimeve të Qeverisë së Kosovës për festën e pavarësisë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në prag të Festës së Pavarësisë, pesë mijë fëmijë vizituan Kuvendin e Kosovës. Sipas një njoftimi nga ana e Kuvendit, bëhet e...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ditë më parë ka përpiluar një draft-raport për Kosovën, ku theksohet rëndësia e angazhimit...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit janar të këtij viti, ka pranuar nëntëmbëdhjetë kallëzime penale, ndaj nëntëmbëdhjetë personave, për veprën penale ‘’Dhuna...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar 30 ditë paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen në Skënderaj. Kjo është bërë e ditur...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Qëndrimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hesgeth, për qasjen e SHBA-së ndaj konfliktit në Ukrainë dhe për rolin SHBA-së në sigurinë...
    Kronika14 Shkurt 2025
    Një aksident mes dy veturave ka ndodhur gjatë ditës së premte në Pejë. Si pasojë është lënduar një person. Zëdhënësi i policisë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje e rënd e...
    Vip14 Shkurt 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka bërë që rrjetet sociale të “vlojnë” me komente pas një postimi misterioz në Ditën e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.