×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Robert Kenedy Jr. konfirmohet nga Senati për Sekretar të Shëndetësisë

    FrontOnline
    13 Shkurt 2025

    Senati amerikan miratoi të enjten kandidaturën e Robert F. Kennedy Jr. një kritik i vaksinave për postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

    Ai mori 52 vota pro dhe 48 kundër. Senatori Mitch McConnell nga Kentaki ishte republikani e vetëm që votoi kundër tij, duke bashkuar votat me 47 demokratët që kundërshtuan kandidaturën e zotit Kenedy.

    Ky i fundit është zotuar se do të mbroj programet ekzistuese të vaksinimit teksa bëri përpjekje për të siguruar votat e senatorëve hezitues.

    Tashmë ai pritet të mbikëqyrë shumë agjenci të profilit të lartë, përfshirë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

    Siç njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt për rrjetin amerikan ‘Fox News’ ai do të udhëzojë sekretarin e ri të Shëndetësisë “të hetojë krizën me sëmundjet kronike që po mundon vendin tonë”.

    Zoti Kennedy, 71 vjeç, me profesion avokat mbi çështjet mjedisore prej kohësh ka mbjellë dyshime për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave që kanë ndihmuar në frenimin e sëmundjeve dhe kanë parandaluar miliona vdekje për dekada.

    Ai tani do të drejtojë departament qeveritar që ka buxhet prej mbi 3 trilion dollarësh. Gjithashtu nën kompetencën e Departamentit të Shëndetësisë janë dhe programet ‘Medicare’ dhe ‘Medicaid’ që ofrojnë sigurim shëndetësor për mbi 140 milionë amerikanë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

    Zoti Kennedy ka thënë se dëshiron të punojë për t’i dhënë fund sëmundjeve kronike dhe cdo lidhje mes punonjësve të agjencisë rregullatore të barnave dhe industrisë së barnave. Ai gjithashtu do të kërkojë nga agjencitë që ofrojnë furnizim me ujë në Amerikë të heqin fluorin nga uji. Kundërshtarët thanë se ai nuk është i përshtatshëm për këtë punë për shkak të rolit të tij të spikatur në lëvizjen kundër vaksinave.

    Rruga e tij drejt konfirmimit ishte e mbushur me vështirësi dhe jo gjithmonë dukej se kishte votat e nevojshme mes republikanëve. Atij iu desh të përballet me të kaluarën e tij si anëtar i Partisë Demokrate, me pikëpamjet e tij të mëparshme në mbështetje të abortit, si dhe qëndrimin e tij ndaj vaksinave. Disa anëtarë të shquar të familjes së tij, duke përfshirë kushërirën Caroline Kennedy, kërkuan gjithashtu publikisht mos konfirmimin e tij.

    Përfundimisht, republikanët e Senatit hoqën dorë nga kundërshtimet siç kanë bërë për çdo të emëruar të Presidentit Trump deri më tani.

    Pas votimit në Senat, Stephen Ubl, kryeshef i Kërkimeve Farmaceutike dhe Prodhuesve të Amerikës, organizata kryesore e lobimit të industrisë tha se prodhuesit e barnave mezi presin të punojnë me administratën Trump për të trajtuar zvogëlimin e barrës së sëmundjeve kronike, për të përmirësuar rezultatet shëndetësore dhe për ta bërë kujdesin shëndetësor më të përballueshëm për amerikanët tha ai në një deklaratë.

    “Ne gjithashtu duhet të frenojmë abuzimet që rrisin kostot në farmaci”./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Drejtoresha e Human Rights Watch në Turqi, Emma Sinclair-Webb dënoi ndalimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu dhe të tjerëve nga bashkia...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Autoritetet turke zhvilluan mëngjesin e kësaj të mërkure një operacion të madh policor, i cili përfshiu rreth 3,000 forca të rendit dhe...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Gjykata e B-H lëshoi ​​një urdhër-arrest kundër Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit, që i kanë hedhur poshtë kërkesat për përgjegjësi. Çfarë pritet tani?...
    Të tjera
    Kronika19 Mars 2025
    Katër persona janë arrestuar në Vushtrri pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. Policia bën të ditur se...
    Lajme19 Mars 2025
    Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, u varros dje në fshatin e tij të lindje në Burojë të Skenderajt....
    Lajme19 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës sot nga ora ora 13:30. Në rendin e ditës së këtij takimi është rekomandimi...
    Lajme19 Mars 2025
    Një shtetas i Armenisë është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:40. I dyshuari u arrestua në Vërmicë, pasi kishte hyrë ilegalisht në kufirin...
    Lajme19 Mars 2025
    Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe...
    Kronika19 Mars 2025
    Një grua është arrestuar në Gjakovë pasi që gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur një thikë. Me vendim të prokurorit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.