Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar të arriturat e minierës së Trepçës për këtë vit.
Rizvanolli krahas fotografive të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me udhëheqësit e minierës, thotë se zhvillimi i saj është kthyer në binarë.
“Më 2022 Tepça ka pagën mesatare 805 euro për minatorë, angazhim të mbi 200 punonjësve për praktikë, shpenzimet janë ulur për 18%, të hyrat janë rritur për 23%, investimet kapitale janë rritur për 20% dhe është bërë kursimi i 1800 MËh energji në krahasim me vitin paraprakt”, ka shkruar Rizvanolli.
Rizvanolli, mes tjerash, ka thënë se miniera e Trepçës do të vazhdojë të ketë përkrahjen e qeverisë.
“Trepça është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike, për Mitrovicën e tërë Republikën. Zhvillimi i saj është kthyer në binarë. Ajo do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Qeverisë, ndërsa që gjithnjë presim rezultate e llogaridhënie ndaj taksapaguesve” ka shkruar mes tjerash Rizvanolli në Facebook.

Të tjera
-
14:10 | 31 Janar 2023
-
13:50 | 31 Janar 2023
-
13:48 | 31 Janar 2023
-
13:46 | 31 Janar 2023
-
13:44 | 31 Janar 2023
-
13:42 | 31 Janar 2023
-
13:38 | 31 Janar 2023
-
13:21 | 31 Janar 2023
-
13:11 | 31 Janar 2023
-
13:00 | 31 Janar 2023
-
12:57 | 31 Janar 2023
-
12:56 | 31 Janar 2023