×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthimi i shtetësisë/ Kurti kalkulon sërish në votat e diasporës

    FrontOnline
    25 Korrik 2024

    Janë qindra qytetarë të cilët gjatë vitit heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

    Vetëm gjatë periudhës tre mujore, prill-qershor 2024, sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës, 271 qytetarë kanë kërkuar t’i hiqet shtetësia.

    “Nga muaji prill e deri në muajin qershor 2024 në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 271 vendime për lirim nga shtetësia. 260 vendime kanë qenë pozitive, 11 negative dhe 232 kërkesa”, thuhet në raportin e MPB-së, raporton Front Online.

    Bazuar në të dhënat e MPB-së, më së shumti bashkatdhetarë që jetojnë në Gjermani kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Pas Gjermanisë, renditet Austria.

    “136 vendime pozitive për lirim nga shtetësia ka pasur nga shteti i Gjermanisë, ndërsa nga Austria 78 vendime. E treta në listë pason shteti slloven me 17 vendime pozitive, ndërsa nga Mali i Zi 13 vendime”.

    Por, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që t’i mundësojë kthimin e shtetësisë së Kosovës, të cilët kanë hequr dorë më herët nga shtetësia e vendit ku kanë lindur.

    Qeveria ka njoftuar se nga 370 euro sa ishte tarifa, mërgimtarët tani mund ta rikthejnë shtetësinë e Kosovës pa asnjë pagesë.

    Hoxha: Qeveria “Kurti” po merr vendime për mërgimtarët veç për vota në prag të zgjedhjeve

    Ky vendim i Qeverisë “Kurti” është kritikuar nga opozita e ish-zv.ministra të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Ish-zv-ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në një prononcim për Front Online ka thënë se pushteti aktual këto vendime për mërgimtarët po i merrë për përfitimin e votave në prag të zgjedhjeve.

    Ai thotë se ky vendim ani pse është në të mirë të qytetarëve është në dëm të buxhetit të shtetit.

    “Janë vendime të ligjshme dhe përfitojnë qytetarët. Duke pasur për bazë periudhën që pritet për disa muaj të jemi në zgjedhje është e pritshme që të ketë një dozë të përfitimit politik për vota si për heqjen e polices dhe për vendimin e tarifës për rikthimin e shtetësisë, kjo e dëmton buxhetin e shtetit por ky është vendim i Qeverisë”, u shpreh Hoxha.

    Deputetja e PDK-së: Qeveria “Kurti” diasporën e sheh vetëm si votë dhe monedhë

    Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për Front Online lidhur me vendimin e Qeverisë për largimin e tarifës për rikthimin e shtetësisë së Kosovës.

    Deputetja Musliu-Shoshi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se diasporën e sheh vetëm si votë.

    Ajo thotë se Qeveria as shërbimet bazë nuk jua ka ofruar diasporës.

    Sipas saj, udhëheqja e kësaj qeveria ka quar deri në zbehjen e dëshirës për ardhjen e tyre në Kosovë.

    “Kjo qeveri edhe diasporën provon ta manipulojë, por në fakt as shërbime bazë nuk ju ka ofruar, përkundrazi! Mërgimtarët tanë është dashur të presin me muaj të tërë për dokumente udhëtimi, d.m.th. shërbimet konsulore kanë qenë në pikën më të dobët e mos të flasim që ka pas edhe mungesë të prodhimit të pasaportave e janë detyruar që edhe për raste emergjente familjare të mos kenë mundësi te vijnë. E ka zbehë arsyen dhe dëshirën e diasporës që të na vizitojnë, ka thënë ajo./FrontOnline

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj do të mbajë sot konferencë për media. Sipas njoftimit, konferenca nis në orën 12:00. Lidhur me...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësshefen e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, kanë nderuar viktimat e sulmit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeprokurori i Prokrurorisë Speciale, Blerim Isufaj sot në drekë do të mbajë një konferencë për media. Prokuroria Speciale ka njoftuar për orën...
    Të tjera
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Sport11 Shtator 2024
    Shqipëria u mposht në shtëpi me rezultatin 0-1 përballë Gjeorgjisë, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve, me kuqezinjtë që...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    “SPAK është nën kontrollin e Edi Ramës, e ka rreshtuar Shqipërinë me Rusinë e Bjellorusinë”. Kështu u shpreh në “Dita Jonë” në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me zëvendës-shefen e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati nderojnë viktimat e sulmit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në 23 vjetorin e nga sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Haradinaj ka thënë se...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.