Jetë

Rikthehet sot ora verore, 10 gjërat që na kujtojnë çfarë kishim harruar

Rikthehet sot ora verore, 10 gjërat që na kujtojnë çfarë kishim harruar
18:45 | 29 Mars 2020

Orët e para të kësaj të diele kanë rikthyer orë verore. Në orën 02.00 të mëngjesit akrepat lëvizën 60 minuta para dhe kështu do të vazhdojë deri të dielën e fundit të tetorit, më 25 tetor.

Siç dihet, ky ndryshim ndodh për shkak të shfrytëzimit të dritës së diellit dhe kursimit të energjisë.

Teoria e ndryshimit të orës është hedhur fillimisht në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se kështu do të kursehej shumë energji.

Tani nuk ka më dyshime, pranvera ka ardhur. Por kontrollo listën. Janë plot 10 gjëra që të tregojnë sa e çmuar është një orë.

1. Gjatë gjithë javës ke ndier nevojën për të fjetur një orë më shumë, por vetëm tani e kuptove se mëngjesi është një orë më pak. Gjithsesi, është pranverë.

2. Ke vendosur t’i ndryshosh të gjitha orët, me qëllim që t’i kesh gjërat nën kontroll. Nuk ia del as këtë herë.

3. Club-et e natës do të qëndrojnë hapur edhe një orë më shumë, kështu që zgjimi në mëngjes është edhe më i tmerrshëm (ndonëse edhe për pak kohë do të jenë të mbyllura).

4. Kërkon në Google çfarë pajisjesh mund ta ndryshojnë kohën automatikisht…

5. Mëngjesi është gjithmonë konfuz, të duket sikur je në orën e drekës.

6. Të gjitha vaktet gjatë ditës janë rrëmujë. Stomaku nuk e kupton dot pse duhet të ndryshojë ora.

7. Edhe “njerëzit e mëngjesit” nuk janë të lumtur me atë dreq alarmi.

8. Në punë, të gjithë kanë të njëjtën ankesë: “Ndihem aq e lodhur, mezi jam zgjuar. Sikur të flija edhe një orë më shumë.”

9. Përfundon duke e fikur alarmin disa herë të hënën në mëngjes, aq sa zgjimi të bëhet vërtet nervoz.

10. Dikush në punë do të vijë vërtet shumë vonë, ndodh gjithmonë kur vjen ora verore. Uro mos të jesh ti këtë herë.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera