[wp-story]

Vip/Kultura

Rikthehet Kallashi, tregon për ftesën që ia ka bërë dikush nga Vetëvendosje

Rikthehet Kallashi, tregon për ftesën që ia ka bërë dikush nga Vetëvendosje
19:59 | 01 Qershor 2020

Pas një kohe të gjatë larg ekraneve, valltarja Donjeta Kosumi e njohur në publik si Kallashi, u paraqit në një emision, ku ndër të tjera foli edhe për politikë.

Ajo, tha se nuk e ndjek shumë politikën, por që kohë më parë ajo ka pas një ftesë interesante nga partia e cila doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje.

Kallashi, pohoi se dikush i ka shkruar në Facebook, që ajo të mbledhë vota për këtë parti, marr parasysh ndjekësit që ka nëpër rrjete sociale.

“E mbaj mend kur kam qenë në Prizren, se unë shumë pak jam në politikë, unë i shoh lajmet dhe e respektoj secilin. Por nuk është shumë moti që dikush përmes Facebook-ut, ma ka bërë një ftesë për të mbledhë vota për Vetëvendosjen, më herët ka qenë kjo, dhe kam qenë e zënë e nuk kam mundur të ju ndihmoj”, u shpreh Kallashi në n’Kosovë show.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera