×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rifillimi i negociatave Kosovë -Serbi, prioritet për ndërkombëtarë”

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Që nga 9 nëntori i vitit të kaluar pala kosovare dhe ajo serbe nuk kanë zhvilluar asnjë takim në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, madje negociatat në mes të këtyre dy vendeve nuk pritet të fillojnë deri në pranverë të vitit të ardhshëm.

    Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, është shprehur për “Zërin” se nëse nuk do të ketë zvarritje të mëtejme për formimin e Qeverisë së re, fillimi i dialogut mund të mos jetë i vonshëm, sepse rifillimi i dialogut është me prioritet për bashkësinë ndërkombëtare.

    “Vizitat e shpeshtuara të zyrtarëve të lartë amerikanë në Prishtinë janë tregues i qartë i angazhimit për një marrëveshje pa vonesa. Sa i përket kohës, duket që faktorët evropianë mendojnë pak më ndryshe, por gjithsesi Marrëveshja për Normalizimin e Raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka kohë që përbën angazhimin kryesor ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Fetoshi.

    Sipas tij, ajo që është me rëndësi për Kosovën aktualisht ka të bëjë me nevojën për pozicion të qartë dhe qasje sa më serioze ndaj këtij procesi, në mënyrë që Kosova të fitojë avantazh në raport me Serbinë.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse koncepti i vetëmenaxhimit për komunat me shumicë serbe nuk ndërtohet në një marrëveshje...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Sipas kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Kurti e ka humbur shansin në Bruksel dhe Ohër dhe ai ka shans që të...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.