×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultati i LDK-së në zgjedhje, Isa Mustafa flet për Front Online

    FrontOnline
    15 Nëntor 2021

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në zgjedhjet lokale ka arritur rezultat më të mirë sesa në ato nacionale, duke u radhitur partia e dytë me më së shumti komuna të fituara.

    Në këtë zgjedhje, LDK-ja ka arritur që ta rikthejë komunën e Prishtinës të cilën e kishte humbur para tetë viteve, por e ka humbur atë të Gjilanit.

    Një diferencë e ngushtë e bëri LDK-në që të humbë edhe në Podujevë.

    Për rezultatin e kësaj partie, për Front Online ka folur ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

    Ai tha se fitorja e LDK-së në rundin e parë dhe të dytë i jep frymë zhvillimit të përgjithshëm lokal në Kosovë, duke shtuar se LDK-ja e ka fituar Komunën e Prishtinës me meritë.

    “Fitorja e LDK-së në raundin e parë dhe të dytë i jep frymë zhvillimit të përgjithshëm lokal në Kosovë. LDK-ja me meritë e ka fituar Prishtinën, që është fitore shumë e madhe. Në Prishtinë është vërejtur një mobilizim i mirë i strukturave të LDK-së, ka qenë një artikulim i qartë dhe i kuptueshëm i z. Rama, që fitoi zgjedhjet me një përkrahje të merituar nga qytetarët”, tha ai për Front Online.

    Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa foli edhe për humbjen e nënkryetarit të LDK-së në Gjilan, Lutfi Hazirit.

    Ai tha se LDK-ja këtë komunë e ka humbur me një diferencë të vogël të votave, por siç tha ai Haziri ka bërë një punë të mirë në Gjilan.

    “Në Gjilan është punuar shumë nga z. Haziri. Thuajse çdo gjë që është bërë atje pas luftës bartë vulën e Lutfi Hazirit. Edhe rezultati i fundit zgjedhor flet për një përkrahje dhe respekt që gëzon ai edhe përkundër asaj që kësaj radhe nuk fitoi për një diferencë të vogël”, tha Mustafa për Front Online.

    Ai tha se fitorja e LDK-së në Podujevë ishte e vështirë pasi që kishte përballë gjithë Qeverinë, por pavarësisht kësaj, Mustafa tha se LDK-ja është rikthyer fuqishëm në këtë komunë.

    “Podujeva nuk u fitua, edhe pse pritej me plotë arsye fitorja, por LDK u rikthye fuqishëm aty. U bë e vështirë të fitojë një kandidat i LDK-së në përballje me krejt arsenalin e Qeverisë së Kosovës. Meritojnë të përgëzohen të gjithë kandidatët që fituan, por edhe ata që luftuan për fitore”, u shpreh ai.

    Në zgjedhjet lokale LDK-ja, ka fituar Prishtinën, Pejën, Lipjanin, Istogun, Fushë- Kosovën, Vitinë dhe Junikun.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Gazmend Syla, Kryetar i Degës së OVL-UÇK-së në Pejë, në një prononcim për Front Online, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Vetëvendosje...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një menaxher i një pompe të derivateve është kërcënuar nga një klient i dehur. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gojbul të Vushtrrisë. Sot, policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje. Sipas...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovësm njofton se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperatura minimale...
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.