Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezolutë kundër gjenocidit serb, Kodheli: Politika e dy shteteve shqiptare nuk ka qenë e unifikuar, historia duhet vënë në vend

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Një ditë më parë, Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje i ftuar në Ilva Now, deklaroi se do kërkojë nga parlamenti shqiptar miratimin e një rezolute për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

    Mimi Kodheli, kryetare e komisionit të jashtëm tha për Euronews Albania se një nismë e ngjashme është ndërmarrë nga parlamenti shqiptar 22 vjet më parë përmes një rezolute, por që për shkak të një moskoordinimi dhe modakordësie mes politikës shqiptare dhe asaj kosovare nuk është arritur të finalizohet.

    Ish-ministrja e Mbrojtjes pranoi pjesën e saj të fajit, duke qenë në politikë, për mosmiratimin deri tani në Kuvendin e Shqipërisë të një rezolutë që do të dënonte në mënyrë të argumentuar, përmes provash e dëshmish, gjenocidin serb në trojet shqiptare, ndërsa shtoi se për këtë çështje politika shqiptare dhe ajo kosovare nuk kanë qenë të unifikuara.

    “Po të gërmosh në arkivat e parlamentit gjen një rezolutë që daton 22 vite më parë, në ’98, ashtu siç gjen edhe një deklaratë të viteve 2000 të lidhura me këtë çështje.

    Ka pasur një mosdakordësi mes nesh dhe politikës kosovare të interesuar për të ngritur zërin më lart dhe për të çuar në instancat ndërkombëtare çështjen e gjenocidin.

    Politika shqiptare dhe ajo kosovare duhet të ishin më të unifikuara dhe për të vënë në vend një çështje që duhej mbyllur. Unë nuk jam mbi palët, jam pjesë e politikës dhe dua të marr pjesën time të fajit.

    Por ne kemi besuar më shumë tek drejtësia e gjykatave ndërkombëtare apo BE dhe KE për të vënë një drejtësi të përgjithshme lidhur me këtë ngjarje që shënon shumë në historinë e popullit shqiptar siç është lufta në Kosovë.

    Dhe nga ana tjetër duhet të qëmtonin raporte që janë ende aty, mund të ngrinim një strukturë të përbashkët dhe të qëmtonim të dhënat që flasin për gjenocid, që ne s’i kemi evidentuar asnjëherë të plota në një dokument me të cilin do të flisnim njëzëri si përfaqësues të shtetit shqiptar dhe atij kosovare”, tha Kodheli.

    Sipas ish-ministres së Mbrojtjes, rezoluta, për të cilën siç tha jemi ende në kohë, s’duhet të konsistonte vetëm tek dënimi.

    “Duhet të flitet për realitetin mbi të cilin ka shkruar historia dhe që historia të shkruhet në mënyrë të drejtë, duhet që të vërtetohet jo të ndahet si një qëndrim politik. Nëse kemi mbërritur në pikën që liderët e UÇK shkojnë në gjykatën speciale pa fakte, pa të dhëna, pa dëshmitarë vetëm bazuar në një raport tendencioz dhe ndërkohë ne jemi tek rezoluta pa qëmtuar në mënyrë konkrete çfarë kanë bërë serbët në territorin e Kosovës me shqiptarët dhe të tjerët.

    Ndërkohë në Serbi, përveç Millosheviçit, të tërë fshihen pas pozicioneve politike me të cilat kanë mbuluar pozicionet militare të atyre viteve në Serbi dhe nuk i janë dorëzuar drejtësisë.

    Këtë punë jemi akoma në kohë ta bëjmë ne, sa ka ende dëshmitarë për të shkruar një raport që do të vërtetojë atë që ka ndodhur 2 dekada më parë në Kosovë”, tha znj. Kodheli.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim” që ka ndodhur më datë 28/02/2023...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe prej dy ditësh. Në një komunikim në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare,...
    Lajme24 Mars 2023
    Policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar një burrë në Gjilan dhe i njëjti ishte në kërkim. Sipas njoftimit të policisë...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 48. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Kurti është kryeministri...
    Lajme24 Mars 2023
    Një person me lëndime në kokë dhe këmbë është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Mjeku në Klinikën e Urologjisë, Liridon Selmani, ka reaguar pasi që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të enjten e vizitoi këtë Klinikë...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Një hotel shtatëkatësh në Stamboll është përfshirë nga flakët mëngjësin e sotëm, duke shkaktuar dy viktima dhe dy të lënduar. Zjarri në...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një 30-vjeçar është goditur me thikë në një autobus në Las Vegas. Në video,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.