×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arrijnë vlerën më të lartë historike

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arritën në fund të korrikut vlerën rekord të 147 milionë eurove.

    Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se rezervat e arit janë rritur me 73% krahasuar me një vit më parë. Rritja e vlerës së arit ka ardhur njëkohësisht nga zgjerimi i investimeve të bankës qendrore në këtë instrument, por edhe nga rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në intervalin kohor korrik 2019-korrik 2020 vlera e arit është rritur me rreth 32% dhe ky ka rezultuar fitimprurës si instrument i investimit të rezervës valutore të vendit. Aktualisht, një onz ar kuotohet në vlerën e 206 mijë lekëve ose rreth 1660 eurove.

    Kriza e Covid-19 dhe “përmbytja” e tregut me likuiditet për të ndihmuar ekonominë kanë rritur kërkesës për metale të çmuara, që perceptohen nga investitorët si asete më të sigurta për ruajtjen e vlerës në kohëra krizash.

    Ari monetar përbën tashmë 3.6% të rezervës valutore të vendit, ndërsa në muajin maj kishte arritur peshën më të lartë specifike të regjistruar ndonjëherë, me 3.9% të totalit. Pas rritjes së fortë të rezervës valutore nga fondet e eurobondit në muajin qershor, pesha specifike e arit pësoi një rënie të lehtë.

    Eurobondi bëri që rezerva valutore e vendit që në mesin e këtij viti të kalonte për herë të parë kufirin e 4 miliardë eurove. Në fund të korrikut, vlera e mjeteve të rezervës ishte 4.12 miliardë eurove ose afërsisht sa 32% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo shumë është gati katër herë sa deficiti i llogarisë korente të vitit të kaluar.

    Megjithatë, rritja në nivele kaq të larta pritet të jetë e përkohshme, pasi një pjesë e eurobondit do të përdoret për shlyerjen e atij të vitit 2015, që maturohet në vjeshtë, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret në funksion të programit të rindërtimit dhe mbulimit të deficitit buxhetor.

    Në harkun e pesë viteve të fundit, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë është zgjeruar me 56%. Rritja është bërë kryesisht përmes blerjes së valutës në tregun e brendshëm. Rezerva valutore ka si qëllim kryesor plotësimin e nevojave emergjente të ekonomisë për valutë, por edhe zbutjen e goditjeve eventuale që mund të cënojnë stabilitetin financiar të vendit./Monitor/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një “Marsh për Engjëjt” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga familjet e të vrarëve në zjarrin tragjik në diskoteken...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Partia Liberale e Mark Carney fitoi zgjedhjet kanadeze. Në fjalimin e tij të fitores, Carney u tha mbështetësve: “Presidenti Trump po përpiqet...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Deputetja boshnjake, Emilja Rexhepi, derisa ka folur për situatën politike, ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit...
    Lajme29 Prill 2025
    Sot në Deçan do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të grantit ndërmjet Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare...
    Lajme29 Prill 2025
    Ngjarjet e datës 29 prill: Vazhdimi i seancës konstituive. (Salla plenare, ora 10:00) Mbahet sesioni informues mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale,...
    Lajme29 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në ora 10:00 për të vazhduar përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të...
    Lajme29 Prill 2025
    Me kthjellime e diell parashihet dita e martë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-10m/s. Mëngjesi do të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.