×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhepi: 14 marsi vendimtar për LDK-në, mashtrimet me votuesit të marrin fund

    FrontOnline
    28 Shkurt 2021

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka shkruar një postim të gjatë, ku ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie, pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm, Isa Mustafës.

    Sipas Rexhepit, dita e 14 marsit është vendimtare për të ardhmen e LDK’së dhe se fati i saj është në duar dhe vullnetin e kuvendareve të saj.

    Rexhepi thotë se kryetari i ri i kësaj partie duhet “të plotësoj kriteret bazë për të cilat populli si kontribuesi më i madh i kësaj levizje i ka vendosur me kohë, kështu mashtrimet me vullnetin e votuesit duhet të marrin fund dhe nuk duhet të përsëriten për hir të karriges dhe pushtetit vetanak.”

    Ai ka bërë thirrje për kuvend dhe proces demokratik, derisa në garë për lider të partisë thotë se do nominohen kuadra elitare dhe tradicionalisht me profil reformuesi.

    “Prandaj, vetëm formati reformues garanton sukses në menaxhimin e mirë dhe rikthimin e LDK-së. Por, nëse në kuvend ndodh e kundërta që me bedel dhe pa procedura demokratike të bëhet imponimi dhe zgjedhja e lidershipit atëherë kuvendi do të dështoj në misionin e tij bashkë me të ardhmen e LDK-së, të cilën unë nuk do ta dëshiroja”, ka shkruar Rexhepi./Gazeta Express

    Ky është postimi i tij i plotë:

    LDK – Shtëpi e madhe dhe me traditë demokratike

    LDK-ja si partia më e madhe në vend dhe me historinë më të shëndoshë 30 vjeçare të aktiviteteve të saj demokratike dhe organizative, ka dëshmuar se është vetë projekti i ndërtimit të një shteti demokratik dhe euro-atlantik.

    Çdo figurë historike e kombëtare e popullit tonë ka nje lidhje te ngushtë me frymën dhe qëllimin që LDK mbarte ndërvite, për liri dhe Pavarësi, duke e pasuruar këtë histori më emra shumë të mëdhenj nga jeta politike dhe ajo e rezistencës së organizuar.

    Sot, LDK edhe pse e lënduar rëndë nga votuesi i saj, nëse reformohet në hap me kohën do vazhdoj të mbetet ndër faktorët më të rëndesishëm të ndërtimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe ardhmërisë më të mirë për brezat e rinj si dhe proceseve të reja të integrimit të vendit tonë.

    Ky pozicion i rëndesishëm politik por vetëm me udhëheqje reformuese në menaxhim të partisë mundëson pajtim dhe unifikim të të gjithë anëtaresisë, bashkëveprimtarëve dhe brezave të cilët duhet të japin gjithcka nga vetja e tyre vetëm e vetëm që LDK të ruhet si shtëpia e një familje demomratike dhe besnike ndaj proceseve demokratike dhe miqëve të saj historik.

    Tradicionalisht LDK është përkrahur nga të gjithë pa marrë parasysh moshën, gjjninë apo përkatësinë fetare, sepse ajo udhëhiqej nga një njeri strateg dhe i qetë i cili perveç backgroundit akademik e kishte edhe konsistencën e qëndrimeve për çdo zhvillim politik.

    Kështu, populli me dekada çmoi dhe e vlëresoi liderin e saj historik dhe partinë si të besës dhe shpresës!

    Pra, në LDK janë ndërtuar njëherë e përgjithmonë shinat mbi të cilat jo çdo lloj drejtues treni mund të lëviz sepse duhet të plotësoj kriteret bazë për të cilat populli si kontribuesi më i madh i kësaj levizje i ka vendosur me kohë, kështu mashtrimet me vullnetin e votuesit duhet të marrin fund dhe nuk duhet të përsëriten për hir të karriges dhe pushtetit vetanak.

    Dita e 14 Marsit ndoshta vendimtare për të ardhmen e LDK-së, fati i saj është në duar dhe vullnetin e kuvendareve të saj.

    Mesazhi im si delegat është për kuvend dhe proces demokratik ku në garë për lider do nominohen kuadra elitare dhe tradicionalisht me profil reformuesi.

    Prandaj, vetëm formati reformues garanton sukses në menaxhimin e mirë dhe rikthimin e LDK-së. Por, nëse në kuvend ndodh e kundërta që me bedel dhe pa procedura demokratike të bëhet imponimi dhe zgjedhja e lidershipit atëherë kuvendi do të dështoj në misionin e tij bashkë me të ardhmen e LDK-së, të cilën unë nuk do ta dëshiroja.

    Me reformuesit – për unitet dhe sukses!

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi. Katrati përmes...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur disa nga skandalet e qeverisë Kurti. Ajo është shprehur kureshtare se...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëve të Fushë-Kosovës, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, të akuzuar...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Komunës së Skenderajt është duke vazhduar t’i përkrahë bujqitme mekanizëm bujqësor, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë e rrjedhimisht edhe zhvillimit ekonomik....
    Lajme25 Prill 2024
    13 marrëveshje ndërkombëtare kanë dështuar sërish të votohen në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme plenare. Të njëjtat nuk u hodhën...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.