×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhaj: Po të ishte në dorën time, tani do e shpallja Listën Serbe si organizatë terroriste

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2022

    Deputeti Arbër Rexhaj ka folur rreth ngjarjeve të fundit të zhvilluara në Kosovë.

    Rexhaj ndër të tjera ka analizuar edhe gjendjen në veri dhe sulmet e shpërthimet që po ndodhin në këtë pjesë të Republikës së Kosovës, duke thënë që Listën Serbe do ta shpallja organizatë terroriste.

    “Po të ishte në dorën time tash do të hyja në Kuvend dhe do ta shpallja organizatë terroriste, pra me vullnetin më të plotë e me dëshirën më të madhe. Unë mendoj që Kosova po përballet direkt me Serbinë sepse ato banda kriminale, bandat kriminale në Mitrovicën e Veriut sidomos ato të cilat nuk janë një-nacionale edhe po të jenë një-nacionale janë të arrestuar në baza ditore për veprimtari të paligjshme ato e kemi bërë. Por një gjë se cfarë po ndodh është organizim tërrorist drejtpërdrejt i shtetit të Serbisë, pra mbi territorin e Kosovës.”  u shpreh Rexhaj për kosovalive.net

    Tutje, ai tha komentoi edhe deklaratën e përfaqësuesit të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq kur tha që në Kosovë ka ndodhur okupim nga Policia e Kosovës.

    “Unë dje e dëgjova një deklaratë nga Petkoviqi, kur tha që atje po ndodh okupimi nga Policia, për cfarë okupimi po flasim, aty nuk ka okupim aty po shkon Policia. Duhet thënë e vërteta, e vërteta është që Policia e Kosovës atje shkon edhe në baza ditore dhe e mban rendin dhe realisht edhe ligjin në veri të vendit pra përtej saj Policia e Kosovës nuk e ka marrë asnjë veprim të dhunshëm qoftë ndaj një qytetari të vet” theksoi deputeti i LVV-së.

    Ai më pas të gjitha sulmet dhe shpërthimet tha që janë veprime terrori që Serbia po i bën kunddrejt qytetarëve serb, dhe në anën tjetër vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës dhe Policinë për punën që bënë në kë të pjesë të Republikës së Kosovës.

    “Serbia së pari po bën veprime terorri mbi qytetarët e saj sepse nuk janë intitucionet e Republikës së Kosovës ato të cilat po ia djegin shtëpitë, veturat e pasurinë serbëve, mirëpo është Serbia e cila po ua bënë pra në momentin kur sebrët e Kosovës mundohen që të hyjnë e të integrohen në institucione të Republikës së Kosovës qoftë kjo edhe me marrjen e targës realisht përballen drejtpërdrejt me politikat shovene të Vuciqit, të strukturave paramilitare të atjehi, paralele e unë po i quaj edhe paramilitare sepse nuk kanë dallim ato kur e qesin maskën edhe sulmojnë policinë e Koosvës. Në këtë kuptim unë kam parë angazhim maksimal të institucioneve të Republikës së Kosovës sidomos atyre të sigurisë që të mos e lejojnë një gjë të tillë, mirëpo po e ripërsëris atë që e thashë më parë që krejt kjo është në funksion të asaj që ne e quajmë themelim të asociacionit e që në Qeverinë Kurti nuk mund të ndodh” theksoi Rexhaj.

    Kur Rexhaj u pyet se a e kemi humbur veriun, ai tha se beteja për Kosovën, është betejë për veriun.

    “Jo në asnjë mënyrë, e gjithë beteja e Qeverisë së Kosovës e institucioneve tona është për veriun, në fakt sot beteja për Kosovën është betejë për veriun”  përfundoi Rexhaj.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.