×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhaj: Hoti as atëherë e as tani nuk e ka kuptuar çfarë janë sigurimet shëndetësore

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj, ka kritikuar deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, për komentet e tij lidhur me Ligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor – i cili u miratua gjatë së enjtes në Kuvend.

    Rexhaj e akuzoi Hotin për dështime të përsëritura në themelimin dhe zbatimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore gjatë kohës kur ishin në pushtet.

     

    Paska folur Avdullah Hoti për Ligjin e Sigurimeve të detyrueshme shëndetësore. Ish- ministri i financave që nuk diti as ta zbatojë ligjin e vjetër për sigurime as nuk diti ai dhe shefi i tij se si ta themelonin Fondin e Sigurimeve dhe e katandisën për shumë kohë në sportel ku dorëzohen veç profaktura dhe buron korrupsion dhe ku punësuan krejt balldëskat e LDK-së. Më pas PAN-i ia dha edhe një yrysh me do të tjerë të ngjashëm. Z. Hoti as atëherë nuk e ka kuptuar çfarë janë sigurimet shëndetësore e as tani”.

    Ai shtoi se ‘ideatorët e studimit për sigurimet në Kosovë kanë qenë ekspertët e Lëvizjes Vetëvendosje’.

    “Ka shumë të ngjarë që as e ka lexuar ligjin e ri. Por vetëm ka parasysh që kontributet do të jenë 3.5% punëdhënësi dhe 3.5% punëmarrësi. Kjo nuk ka ndërruar sepse kjo ka qenë në programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që në vitin 2012. Dhe se ideatorët e studimit për sigurimet në Kosovë kanë qenë ekspertët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! LDK mund të flasë për plot tema, veç për sigurimet shëndetësore jo sepse ka dështuar në mënyrë spektakolare kur ka drejtuar qeverinë. Dy herë nisi me e mbledh primin dy herë ja huqi. Hera e tretë kuptohet, nuk do ta kenë atë shans”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, i ftuar në  në T7, ka diskutuar për fushatën dhe zgjedhjet e 9 shkurtit, ku ka hedhur...
    Lajme22 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte prej dy vitesh në Prishtinë. “Me...
    Lajme22 Janar 2025
    Një delegacion nga presidenca e Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në...
    Të tjera
    Vip22 Janar 2025
    Lynn Ban, stiliste e famshme dhe ylli i Bling Empire ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare pas një aksidenti me ski. Djali...
    Sport22 Janar 2025
    Bazuar në renditjen aktuale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në vendin e parë dhe Barcelonën në vendin e dytë, Blaugranat mund...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit “Për Kosovën Fituese”, Artan Nimani ka folur për fjalimet e kryeministrit Kurti në tubime zgjedhore....
    Vip22 Janar 2025
    Bay T ka vazhduar diskutimet me Sarën lidhur me ekspericën e saj në Big Brother VIP Kosova 3. Ajo u shpreh se...
    Lajme22 Janar 2025
    “Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një lloj paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit”, kishte deklaruar...
    Lajme22 Janar 2025
    Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga senatori amerikan Gary Peters. Me të Haradinaj ka thënë se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.