Lajme

Revulucioni CRISPR-Cas9

Revulucioni CRISPR-Cas9
10:07 | 22 Maj 2020

Përgatiti:  Vesë Pakashtica

PhD Kandidat në Bioteknologji

Kur  Marcon-i dikur pohonte se kishte zbuluar një parim përmes të cilit mund të dërgonte mesazhe nëpër ajër pa ndihmën e telave, njerëzit e futën në arrest dhe e kontrolluan në një spital psikopatësh. Dëshmia se ai nuk ëndërronte mund të gjendet në cdo radio, TV dhe telefon mobil në botë. Marcon është ai i cili i bëri fqinj të parë njerëzit e secilit popull në tokë. Nga koha e Marconit kush mund të besonte se një ditë do jemi dëshmitar të kohës së inteligjencës artificiale.

Sot çmenduri mund të konsiderohet edhe korrigjimi i ADN-së por është diqka që është duke ndodhur. ADN është përgjegjëse për strukturën dhe karakteristikat fizike dhe biokimike për gati të gjitha qeniet e gjalla dhe për përhapjen e shumicës së veçorive të trashëguara ku tek njerëzit fillojnë nga ngjyra e flokëve deri tek sëmundjet prekëse. E vërtetë por edhe shokuese, në anën tjetër, është edhe aq e pakapshme ta kuptosh se si mund të manipulosh në kodin gjenetik ADN.

Trupi i njerëzve përbëhet prej 20,000 deri 25,000 gjeneve , ku për cdo sëmundje të pranishme një gjen është përgjegjës, atëherë këtu logjika e shkencëtarve futet në lojë. Ky gjen që po shkakton sëmundje pse mos të përmirësohet. “CRISPR- Cas9”  është teknologji e re përmes së cilës po bëhet editimi i gjeneve.

Nëse përveq shkencëtarve edhe liderët botërorë janë në garë për këtë teknologji atëherë diqka më shumë lë për tu kuptuar se fshihet pas kësaj. Presidenti Rus Putin para ca muajve ndau 3 bilionë dollarë për shkencëtarët ruse, pë të luftuar HIV përmes Crispr- Cas9, Trump është ai që nënshkroi marrëveshje të reja për bioteknologjinë.

 

Popullsia në botë po shkon drejt rritjes, nga 7.3 bilionë deri në vitin 2050 sipas parashikimeve pritet të arrijë deri në 9.7 bilionë. Faktorët biotik si dhe streset abiotike të cilat vijnë si shkak i ndërrimit të kushteve klimatike paraqesin risk për prodhimin e bimëve, burim i të mirave që ne konsumojmë çdo ditë.

Edhe pse metodat konvencionale të seleksionimit kanë mundësuar rritjen  e prodhimit kudo në botë, teknikat e reja janë ato që nevojiten të përmirësojnë prodhimin dhe përmbushin kërkesat e rritjes për ushqim. CRISPR/Cas9 është metoda premtuese që po sjellë ndryshime në agrikulturë por edhe në mjekësin humane. Eshtë metodë precize që mund të përdoret për të modifikuar pothuajse çdo sekuencë gjenomike për të arritur tipare të dëshiruara në organizma, përfshirë bimët.

Eshtë një mjet i përdorur nga studiuesit për të korrigjuar saktësisht gjenet dhe ka treguar potencial për trajtimin e sëmundjeve gjenetike, anemia e qelizave e deri tek llojet e ndryshme të kancerit.

Për here të pare Dr. Lu You në Kinë aplikoi këtë metodë suksesshëm, ku mori qelizat e gjakut të një pacientit që vuante nga kanceri në mushkëri dhe çaktivizoi genin që përmban udhëzimet e prodhimit të proteinës së quajtur PD-1, protein e cila shkakton ndalesa tek qelizat imunitare duke bërë që qelizat kancerogjene të përfitojnë nga rasti për tu përhapur. Shpresa është se pa praninë e PD-1 , qelizat e përmirësuara do të sulmojnë dhe mposhtin kancerin.

 

Si funksionon CRISPR?

Eshte metodë e shpejtë dhe jo shumë e kushtueshme, zhvillohet në kushte laboratorike dhe ka për qëllim korrigjimin e kodit gjenetik.

Crispr-Cas9 është kompleks që përbëhet nga enzimi Cas9 i cili njihet sikur gërshërë molekulare dhe nga një molekulë RNA e njohur si guide RNA e cila e drejton Cas9 tek sekuencat specifike në ADN që të bëjë prerjen e fijeve të padëshirura të ADN-së (ato që përmbajnë sëmundje).

Pasi prerja e dyfishtë të bëhet në ADN-në nga CRISPR-Cas9, mekanizmat endogjenë të qelizës  vazhdojnë për të riparuar ADN-në e dëmtuar, në një proces që përfshin ose recesion ose shtim të bazave që përfundojnë “lidhjen” eventuale, për të lidhur skajet e ADN-së dhe për të riparuar.Rezultati është prezantimi i një mutacioni të dëshiruar (zakonisht pasivizimi i gjenit të synuar) që do të rezultojë, në efektin e synuar në nivelin qelizor.

Për aplikime në fusha të ndryshme, gRNA dizajnohet për të udhëhequr Cas9 në gjenin e interesit.

Besohet që “CRISPR” do të ketë ndikim në llojet e ndryshme të industrisë kudo në botë. Në Brazil shkencëtarët po krijojnë domate natyrale pikante, në Argjentine janë krijuar embrionet e para të kuajve të cilët do të jenë më të shpejtë dhe si të tillë të përdoren në gara të ndryshme, në Holandë është modifikuar ADN-ja e grurit për të eliminuar glutenin.

Alergjia në ushqim është një fenomen që prek një pjesë të madhe të popullsisë në botë, me CRISPR është e mundshme që qumështi dhe vezët të jenë të sigurta duke mos pasur efekte alergjike tek njerëzit, thonë shkencëtarët në Australi të cilët janë duke punuar në regjionet e gjenit që krijon reaksione alergjike, përderisa në Kanadë po punojn të arrijn  rritjen e omega-3 tek peshku që do ta bëjë me vlera ushqyese më të larta.

 

 

 

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera