×
  • Lajme
  • Lajme

    Revista gjermane “ZUERST!” njofton për një “non-paper” të ri, ku Kosova parashihet si pjesë e Serbisë

    FrontOnline
    16 Maj 2021

    Revista gjermane “ZUERST!” ka njoftuar për qarkullimin e një “non-paperi” të ri, që përfshin në total 16 pika, dhe i cili e parasheh Kosovën si pjesë të Serbisë.

    Revista gjermane ka thënë se disponon këtë dokument jo-zyrtar, i cili përmban 16 pika dhe thuhet se nuk shkel asnjë pikë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të 10 qershorit të vitit 1999 .

    “Në këtë ‘non-paper’ sugjerohet që ‘të gjithë qytetarët e Kosovës’ – përmenden 873 mijë shqiptarë të Kosovës – ‘duhet të marrin shtetësinë e Republikës së Serbisë’. Propozohet që zgjedhjet e përbashkëta të mbahen në Kosovë dhe Serbi në prill të vitit të ardhshëm – “në të gjitha nivelet”.

    Guvernatori i zgjedhur i Kosovës duhet ta mbajë gjithashtu detyrën e nënkryetarit të parlamentit serb. Beogradi gjithashtu do të garantonte një status të veçantë për Kosovën për 99 vjet. Lëvizja e mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë përsëri, siguria e kufirit për jashtë do të merret nga Serbia dhe Kosova së bashku. Ambasadori i serb në Kombet e Bashkuara në të ardhmen do ta ketë një përfaqësues të qeverisë kosovarë në krah të tij”, thuhet nga revista “ZUERST!”, që ka treguar se nuk dihet autori i këtij “non-paperi”.

    Ky “non-paper” është krejt ndryshe nga ata të paraqitur më herët në publik, e ku shihet Kosova shtet i pavarur. Sipas “non-paperit” për të cilin ka njoftuar “ZUERST!”, Kosova shihet si provincë e Serbisë, por se është në tryezë “një partneritet” mes dy vendeve.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ka dështuar të mbahet seanca e së premtes shkaku se ka munguar e pandehura Haxhere Berisha, e cila akuzohet bashkë me nëntë...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.