[wp-story]

Lajme

Resul Sinani kandidat për deputet në listën e AAK-së

Resul Sinani kandidat për deputet në listën e AAK-së
15:33 | 06 Shtator 2019

Ish anëtari I Nisma Socialdemokrate, Resul Sinani, ku para disa ditësh iu bashkua partisë së Ramush Haradinajt, AAK,së do të të jetë kandidat për deputet, raporton Front Online.

Lajmin për kandidimin e tij e ka bërë  të ditur vetë ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook,

“Besimi që më është dhënë nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe nga Kryesia e AAK-së, që të jem në listën e kandidatëve që garojnë për deputetë, përkrah shumë personaliteteve të dëshmuara politike të AAK-së dhe shumë të tjerëve të rreshtuar së fundmi në AAK, me bën nder dhe është vlerësim shumë i madh për mua’ ka shkruar Sinani.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:

Të dashur familjarë, të afërm e miq, kolegë e ish-kolegë, ju që me keni njohur për së afërmi si gazetarë, moderator, ju studentë e ish studentë që më keni njohur si e ligjërues tuajin, të nderuar qytetarë të Kosovës, jam shumë I NDERUAR të ju njoftoj, se do të jem kandidat për deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës!

Besimi që më është dhënë nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe nga Kryesia e AAK-së, që të jem në listën e kandidatëve që garojnë për deputetë, përkrah shumë personaliteteve të dëshmuara politike të AAK-së dhe shumë të tjerëve të rreshtuar së fundmi në AAK, me bën nder dhe është vlerësim shumë i madh për mua. Ky vlerësim për mua është obligim që të punojë me sinqeritet, dinjitet, nder e përkushtim për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve tanë, duke zbatuar politikat programore të koalicionit Fitues AAK-PSD për 100% Shtet, me 100% Guxim, Dije dhe Përkushtim!

FITOREN TIME E BAZOJ në të qenit 100% vetja, në origjinalitetin tim me të cilin më njihni, në sinqeritetin dhe përkushtimin tim me të cilin kam kryer çdo punë dhe funksion përgjatë dy dekadave në televizion, e pothuajse 15 vjetësh në mësimdhënie, DO TA SYNOJ me sinqeritet, përkushtim dhe angazhim gjatë takimeve dhe komunikimit që do ta kem me shumë qytetarë gjatë ditëve të fushatës, si dhe me PREMTIMIN se çdo vendim dhe çdo veprim do ta bëj sikur ta bëja për fëmijët e mi Luelën, Anuarin dhe Azalean.

GARËN do ta marr me shumë sportivitet, duke besuar se qytetarët e Kosovës dhe veçanërisht votuesit e koalicionit AAK-PSD, këtë garë do ta shndërrojnë në festë të fitores për të gjithë vendin. Fitorja e koalicionit AAK-PSD garanton se Kosova do të jetë 100% për të gjithë!

Na priftë e mbara!
100%
KOSOVË
GUXIM&DIJE
PËRKUSHTIM

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera