Si në shumë pjesë të vendit edhe në Komunën e Fushë Kosovës këtë të premte ka vërshime si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Zëdhënësi për media në Komunën e Fushë Kosovës,Ali Topalli, ka thënë se akoma nuk kanë mundur të evidentojnë sa dëme dhe se në cilat pjesë ka më shumë vërshime.
“Ekipet emergjente i kemi në teren dhe janë duke u marrë me rastet”.
“Akoma nuk dihet se ku ka më shumë dëme”, ka thënë Topalli.