Front TV

Reshitaj tregon se a e ka bërë testin për Covid-19

Reshitaj tregon se a e ka bërë testin për Covid-19
21:55 | 02 Korrik 2020

Ditëve të fundit edhe deputetë të parlamentit të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me virusin Corona. Për këtë, që nga dita e djeshme e deri më sot ka filluar testimi për deputet dhe staf civil të Kuvendit.

Edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj thotë se sot ka bërë testin për Covid-19.

“Po e kam bërë sot testin për Covid-19 në zyrat e Parlamentit. Ishte një ekip i IKPShK-së. Një pjesë e deputetëve vetëm e ka bërë testin. Ka zëra që testimet po bëhen për të gjithë ata që kanë nevojë. Mendoj që një pjesë e stafit administrativ do të duhet ta bëj testin pasi që është privuar nga kjo mundësi. Për shkak se disa persona nga parlamenti dolën pozitiv me Covid-19 dhe u ndalën disa veprime dhe puna, funksioni i parlamentit, ne si Komision i kemi anuluar mbledhjet e fundit për shkak të kësaj situate”, ka thënë Reshitaj për Front Online.

Reshitaj: Kosova ka mungesë të stafit shëndetësorë, t’i ruajmë ata që i kemi

Ajo madje, ka edhe një propozim lidhur me këtë situatë.

“Mendoj që nëse arrijnë të testohen ata që kanë pasur kontakte me persona të infektuar, do të kemi mundësi që të kthehet funksioni i punës së Kuvendit të Kosovës. Pas 5 orëve pritet rezultati që të shohim nëse jemi të infektuar. Unë skam pasur simptoma ndonëse kemi pasur kontakte me personat që kanë dal pozitiv me këtë virus”, ka thënë në fund Reshitaj për Front Online.

Reshitaj: Shëndetësia e brishtë, rrezik të kthehen masat izoluese

Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500

Të tjera