Kryesia e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës do të mbajë mbledhje neser pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic ish-deputetja e AAK-së Albena Reshitaj, e cila ka theksuar se në mbledhje do të diskutohet për rezultatin zgjedhor.Ndërkaq thekson se pas mbledhjes do të ketë adresim për medie.
“Neser e kemi një mbjedhje, një takim me kryesin ku do të diskutojmë të gjitha për rezultatin zgjedhor. Pastaj do të dalim me një adresim për medie”, thotë Reshitaj.Aktualisht AAK ka 7.40% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.