[wp-story]

Lajme

Rëndohet gjendja me Covid-19 në spitalet rajonale, pritet ndërprerja e shërbimeve tjera

Rëndohet gjendja me Covid-19 në spitalet rajonale, pritet ndërprerja e shërbimeve tjera
13:43 | 29 Tetor 2020

Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri, ka thënë për Front Online, se që nga 5 tetori i janë kthyer normalitetit në spital.

Por që sipas tij, në dy ditët e fundit kanë pasur një numër më të madh të pacientëve me Covid-19.

Ai ka thënë se vetëm sot dy pacient me këtë virus kanë kërkuar trajtim shëndetësorë në spital, por që janë referuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Spitali i Pëgjithshëm i Ferizajit prej datës 5 të këtij muaji është kthyer në normalitet, por në dy ditët e fundit kemi një frekuentim më të madh të pacientëve. Tani për momentin e kemi vetëm një dhomë, nuk kemi shtretër për Covid-19, spitali është i vogël dhe ende nuk kemi marrë vendim për trajtimin e Covidit në spital”, ka thënë ai.

Zeqiri ka thënë se në rast se fillojnë të trajtojnë pacientët me Covid-19, atëherë do të ndërprehen shërbimet tjera në këtë spital.

Sipas tij, do të punojë vetëm reparti i kirurgjisë dhe gjinekologjisë.

“Bashkarishtë me shtabin emergjent jemi diskutuar që emergjenca primare që është pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare që ka kapacitet prej 11 shtretërve të aktivizohet për shtrirjen e pacientëve, për shkak se në spital nuk kemi të drejt për shkak se janë duke u kryer shërbime të tjera”, ka thënë ai.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka treguar për Front Online se momentalisht 19 pacient me Covid-19 janë duke u trajtuar në këtë spital.

Sipas tij, 16 pacient janë në gjendje të mirë shëndetësorë.

“Momentalisht në repartin për sëmundje infektive janë 19 pacientë në trajtim e sipër. 16 janë në mjekim të zakonshëm. Ne kemi hapësirë të mjaftueshëm aktualisht dhe gjendja mund të menaxhohet”, ka thënë ai.

Hajrullahu ka thënë tutje se të gjitha shërbimet tjera shëndetësore janë duke u ofruar, përkundër që edhe rastet me Covid-19 po trajtohen në këtë spital./Front Online/

 

 

 

 

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera