×
  • Sport
  • Sport

    Renditja tabelore në grupin e Kosovës, përcaktues për fatin e tri skuadrave është ndeshja e fundit

    FrontOnline
    25 Shtator 2022

    Me disfatën në minutat shtesë nga Irlanda e Veriut, Përfaqësuesja e Kosovës ka dështuar ta sigurojë pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    Me fitoren e irlandezo-veriorëve dhe triumfin e Qipros ndaj Greqisë, përcaktues për fatin e tri kombëtareve në renditjen tabelore janë përballjet e fundit, shkruan FrontOnline.

    “Dardanët” janë në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro që kanë nga pesë pikë. Greqia është e para me 12 pikë.

    Kosova të martën luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Qipros, në një ndeshje që vetëm fitorja ia siguron pozitën e dytë në tabelë.

    Irlanda e Veriut në anën tjetër udhëton te Greqia për ndeshjen e fundit përcaktuese.

    Dy përballjet e këtij grupi luhen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45./FrontOnline/

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Sport28 Mars 2024
    Olti Hyseni, futbollisti 16-vjeçar që po mahnit të gjithë këtë edicion në Danimarkë, kategorikisht ka mohuar mundësinë që në të ardhmen mund...
    Sport28 Mars 2024
    Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të...
    Sport28 Mars 2024
    Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer mund të jetë potencialisht në treg, me Arsenalin dhe klubet nga Arabia Saudite të interesuar për të....
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral dhe diskutim për mbikëqyrjen e ligjeve...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha se qeveria Kurti ka nënshkruar 209 milionë euro tenderë njëburimor, raporton Ekonomia Online....
    Lajme28 Mars 2024
    Teksa shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, po fliste në foltore për kontratat njëburimore, siç tha ai, e pengoi shefja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.