×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rekordmeni në përvjetorin e Pavarësisë, e gravon në dru figurën e Adem Jasharit

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Në vitet 1998 – 99 ishin në krye të luftës së UÇK-së.

    E për flijimin që bënë dy dekada më herët, komandantët e ushtarët e rënë të këtij formacioni ushtarak, nderohen si të parët, edhe tash.

    Kjo përmes mënyrave të ndryshme si në këtë vepër arti, të bërë nga Besart Gashi.

    Figurën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe atë të ushtarakut Osman Krasniqi, që ky i gravoi në dru, familja Ibriqi nga Drenasi i vuri në ballë të odës së saj.

    “E tëra është punuar me daltë është mjaft unike. Këtu është emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, emblema më e shenjtë që ekziston. Këtu është baca Adem dhe dëshmori Osmani Krasniqi, emblema është e vendosur në mes këta janë duke e mbrojtur emblemën e UÇK-së, dy krahët e shqiponjës të cilët janë bë shqiponja për këtë vend. Liria ka emër të gjithë ata pjesëtarë që janë vra për lirinë e vendit tonë”, u shpreh Gashi për Front Online.

    Kjo vepër, sipas Gashit, është më e madhja e këtij lloji që ka punuar deri tash.

    Për rregullimin e saj, përmasat e të cilës janë, 2.75 me 1.78, thotë se i janë dashur dy javë kohë.

    Përgjatë kësaj periudhe, kujdesi, është maksimal për një arsye të vetme.

    “Të punosh për figura të ndritura të popullit shqiptar është përgjegjësi e madhe, të punosh për komandantin legjendar është shumë përgjegjësi e madhe. Nuk punohet shkel e shko, punohet me ndjenja, duhet me punu sa ma mirë, sa më origjinal”, tregoi ai në një rrëfim për Front Online.

    Këso përpikmërie, talentit nga Drenasi, mbase do t`i duhet të tregojë shpejt përsëri.

    Arkivi i tij, mund të pasurohet edhe me një tjetër punim artistik.

    Janë arrestimet e gjykimet e krerëve të UÇK-së ato që e kanë nxitur Besartin të mendojë për një përvjelje mëngësh për të gravura në dru brenda një hapësire të vetme katërshen, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

    Gazetari: Pra mund t`i shohim të të katërtit me një vepër kaq të bukur? Po gjithsesi, pse jo”. 

     

    Besarti muaj më parë me artin që tregoi në krijimin e imazhit të heroit kombëtar Agim Ramadani prej kapësve të metalit arriti të hyjë në librin e rekordeve Guiness.

    Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ky ka një mesazh.

    Duajeni vendin tuaj, vend që kanë sakrifikuar i madh i vogël për këtë ditë, vend që kjo liri është ardhë me shumë mund, me shumë gjak e me shumë sakrificë, e të cilën nuk po dimë me çmu sa duhet. Çka harrohet përsëritet”, deklaroi ai për Front Online.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Martin Berishaj, ka njoftuar se klienti i tij e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Republikës...
    Lajme29 Mars 2024
    Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi...
    Lajme29 Mars 2024
    Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit tashmë i ndjerë dyshohet se janë gjetur. Këtë e kanë bërë të...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.