Spanja ka regjistruar një numër rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit, që nga fillimi i pandemisë, me gati 39 000 persona të infektuar që nga e marta, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Në total, 38 869 raste të konfirmuara dhe 195 vdekje u regjistruan ditën e fundit, për një numër të përgjithshëm prej 2,176 milionë rastesh dhe 52 878 vdekjesh të regjistruara në vend që nga fillimi i krizës shëndetësore.
“Këto shifra zbulojnë një rrezik shumë të lartë, një rrezik ekstrem në të gjithë vendin”, tha Carolina Darias, ministre e Politikës Territoriale dhe Shërbimit Publik, në një konferencë shtypi, raporton ATSh.
“Presioni në spitale vazhdon të rritet”, shtoi ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, duke shtuar se 27% e shtretërve në kujdesin intensiv janë të zënë nga pacientë me koronavirusin e ri.
Shumë rajone të Spanjës kanë vendosur masa të reja kufizuese në një përpjekje për të përmbajtur pandeminë

Të tjera
-
21:41 | 13 Janar 2021
-
21:31 | 13 Janar 2021
-
21:23 | 13 Janar 2021
-
21:22 | 13 Janar 2021
-
21:11 | 13 Janar 2021
-
Vip/KulturaLearta tregon se për çka e ka marrë malli21:07 | 13 Janar 2021
-
21:06 | 13 Janar 2021
-
20:55 | 13 Janar 2021
-
20:52 | 13 Janar 2021
-
20:47 | 13 Janar 2021
-
20:38 | 13 Janar 2021
-
20:34 | 13 Janar 2021