Gjuha:
×
  • Ekonomi
  • Banka

    Rekord i bankave në vend, për 10 muaj arkëtuan 120 milionë euro

    FrontOnline
    4 muaj më parë

    Trendi i fitimit të Bankave Komerciale në Kosovë po vazhdon e po rritet për çdo muaj. Për 10 muaj, sektori bankar ka arritur të siguroj fitim të pastër neto prej 120.3 milionë eurove.

    Vetëm për një muaj, pra nga shtatori në tetor bankat në Kosovë kanë arritur të fitojnë 12.6 milionë euro.

    Sipas raportit të fundit të BQK-së, me titull “SISTEMI FINANCIAR INFORMATA MUJORE TETOR 2022”, thuhet se të hyrat 303 milionë euro. Nga gjithë kjo shumë e të hyrave, 214.9 milionë ishin të hyra nga interesi.

    Në anën tjetër, 182.7 milionë euro ishin shpenzimet e bankave komerciale. Nga gjithë kjo shumë, 105.4 milionë ishin shpenzimet e përgjithshme dhe administrative, ndërsa 21.2 milionë ishin shpenzimet e interesit.

    Shuma e kredive deri në tetor ka arritur në 4,268.3 miliardë euro.

    1,595.1 miliardë ishin për kredi familjare, ndërsa, 2,645.0 miliardë të tjera u lëshuan për korporatat jo financiare. 11.2 u lëshuan për korporatat tjera financiare.

    Siç thuhet në raportin e BQK-së, norma e interesit në kredi në muajin tetor ra në 6.2 për qind nga 6.3 për qind sa ishte në muajin shtator të këtij viti.

    Deri në muajin tetor, sipas Nacionale, shuma e depozitave arriti në 5,258.4 miliardë euro.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Ekonomi22 Mars 2023
    Nga viti 2021 më shumë se 5 mijë punëtorë janë formalizuar si të rregullt, ndërsa numri i atyre pa kontrata vazhdon të...
    Ekonomi21 Mars 2023
    Ehat Miftaraj  drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka komentuar zvarritjen e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Trustit Pensional të...
    Ekonomi20 Mars 2023
    Në KEK kanë theksuar se në periudhën e muajve të këtij dimri, Kosova ka marrë diku rreth 220 mijë megavatë-orë energji elektrike,...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2023
    Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka nisur në një mënyrë të pazakontë. Kjo për arsye se deputeti nga radhët e...
    Lajme22 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se gjatë bisedimeve që ka pasur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë...
    Vip22 Mars 2023
    Teksa të gjithë banorët po këndonin e kërcenin në oborr, Luizi u shkëput dhe qëndroi vetëm në verandë. Olta vuri re që...
    Lajme22 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili dje...
    Sport22 Mars 2023
    Mesfushori, Mesut Ozili ka njoftuar për pensionimin e tij në moshën 34-vjeçare. Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Arsenalit ka zyrtarizuar përfundimin e...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Londër, pasi përndiqte një vajzë 11 vjeçe, të cilën e kishte parë në një park. Sipas...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.