[wp-story]

Diaspora

Regjisorja angleze sjell në DokuFest filmin për pajtimin e gjaqeve

Regjisorja angleze sjell në DokuFest filmin për pajtimin e gjaqeve
08:44 | 08 Gusht 2019

“Forgiving the Blood”  quhet filmi dokumentar i regjisores angleze Melissa Llewelyn Davis i cili u shfaq mbrëmë në edicionin XVIII të festivalit Dokufest në Prizren.

Është quajtur aksion që të kujton dramën antike, një shfaqje, në pamje të parë disi anakronike për kohën e sotme e megjithatë kaq e domosdoshme për momentin që po kalonte populli shqiptar i Kosovës në fillimvitet `90 të shekullit të kaluar. Bëhet fjalë pra për aksionin e pajtimit të gjaqeve, shkruan albinfo.ch.

Po këtë  titull, veçse në anglisht, Forgiving the Blood”  e bart edhe filmi dokumentar i regjisores angleze Melissa Llewelyn Davis i cili u shfaq mbrëmë në edicionin XVIII të festivalit Dokufest në Prizren.

Ndryshe nga shumica e filmave dokumentarë që kanë një numër të kufizuar shikuesish, filmin “Pajtimi i gjaqeve” ka ngjallur një interesim të madh të publikut. Kopshti i kinemasë “Lumbardhi” ku është shfaqur filmi, ka qenë përplot me shikues, shqiptarë dhe të huaj, të joshur nga tematika e njohur e filmit.

“Forgiving the Blood”, i realizuar dhe i shfaqur në vitin 1991 për BBC-në, na e sjell një pamje shumë realiste të kohës dhe të problemit që e ka marrë në trajtim. Autorja jep fillimisht një tablo impresive për të krijuar idenë e kontekstit kohor kur është zhvilluar aksioni i faljes së gjaqeve.

Rrëzimi i autonomisë së Kosovës nga ana e Srbisë kishte ndodhur, çmendia nacionaliste e politikës millovisheviçiane tashmë kishte dhënë provat e para praktike ndërsa veprimet luftarake në hapësirat e ish Jugosllavisë po bëheshin realitet, shkruan albinfo.ch. Vrasjet e ushtarëve shqiptarë dhe sjellja e tyre nga ushtria në arkivole, vrasjet e shqiptarëve gjatë protestave të tyre paqësore po ashtu kishin ndodhur.

 

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera