×
  • Lajme
  • Lajme

    Reeker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet

    FrontOnline
    23 Nëntor 2024

    Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Philip Reker, deklaroi se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me gjithë rëndësinë e tij, nuk beson se do të jetë prioritet për administratën e re të Donald Trumpit.

    Fokusimi i ShBA-së do të jetë siguria dhe prosperiteti, së bashku me mbështetje për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, theksoi ai. Sipas Reeker, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë marrëveshje të mira, por zbatimi i tyre ende mbetet një sfidë e madhe.

    Diplomati amerikan e vlerësoi situatën e tanishme pas formimit të Komisionit të ri Evropian dhe rikthimit të Donald Trumpit në krye të administratës amerikane si një moment të rëndësishëm për shqyrtimin e hapave të ardhshëm në zgjidhjen e sfidave në Ballkanin Perëndimor.

    “Nuk mendoj se çështja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jetë në krye të agjendës së administratës amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të kapërcejnë problemet e së kaluarës dhe të gjejnë një rrugë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e tyre”, thekson Reeker në një intervistë për RTK.

    Sipas Reeker, i cili ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Beograd, fokusi kryesor i presidentit Trump do të jetë siguria dhe prosperiteti, në përputhje me politikën e tij “Amerika e para”.

    “Presidenti Trump ka përcaktuar qartë prioritetet që janë të orientuara nga ajo që është e rëndësishme për Amerikën dhe qytetarët e saj. Kjo nuk është një izolacionizmi i plotë, por njerëzit duhet të jenë të rezervuar në pritshmëritë e tyre që SHBA të zgjidhë problemet e tyre. Bota sot përballet me sfida të mëdha gjeopolitike që kërkojnë vëmendje urgjente”, tha Reeker.

    Ai theksoi se dialogu nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian mbetet mjeti kyç për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet dy vendeve, por shprehu shqetësimin për përparimin e ngadaltë.

    “Dialogu ka rezultuar në marrëveshje të mira, por nuk shohim përparimin e pritur në zbatimin e tyre. Ekziston një detyrim për të ndërmarrë hapa konkretë. Pse të presim një dekadë tjetër për të zgjidhur çështje që, nga pikëpamja globale, janë relativisht të thjeshta? Mendoni për gjërat me të cilat kemi të bëjmë sot në planet, dhe ju shqetësoheni për tabelat e regjistrimit ose Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe? Mbyllni këto procese dhe shfrytëzojeni mundësitë që janë përpara jush”, tha Reeker.

    Duke folur për pasojat e luftës në Ukrainë, Reeker theksoi nevojën për forcimin e integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor për të ruajtur stabilitetin në rajon.

    “Rusia e Vladimir Putinit sulmoi fqinjin e saj, duke u munduar të marrë pavarësinë dhe sovranitetin e një shteti të njohur ndërkombëtarisht. Kjo na kujton rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike, si NATO dhe BE, të cilat ofrojnë strukturë, stabilitet dhe prosperitet”, tha Reeker.

    Sipas tij, stabiliteti i rajonit është kyç jo vetëm për komunitetet lokale, por edhe për sigurinë më të gjerë evropiane.

    “NATO ka siguruar një periudhë pa precedent në hapësirën transatlantike kur bëhet fjalë për stabilitet dhe siguri. Kjo nuk ka qenë një kërcënim për Rusinë, por një mundësi për përparimin e përbashkët, tha Reeker, duke paralajmëruar se problemet e pazgjidhura mund të hapin mundësinë për destabilizim që liderët si Putin mund ta shfrytëzojnë.

    Diplomati amerikan theksoi se liderët në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të humbin mundësitë për të zgjidhur problemet që pengojnë përparimin.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW, ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka kujtuar babanë e tij, Xhemail Mustafën në 24-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një postimi në...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është hapur ekspozita “Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë”. Kjo ekspozitë u hap në bashkëpunim mes Agjencisë Shtetërore...
    Të tjera
    Vip23 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Burimi është shprehur i bindur se do të jetë finalist. “Unë jam në top...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë se kjo Odë nuk ka pranuar ndonjë ankesë për vonimin e subvencionimit nga...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme në selinë e LDK-së për të kujtuar Xhemail Mustafën në 24...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në Kosovë përgjatë këtyre gati...
    Vip23 Nëntor 2024
    Gjatë mbrëmjes, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka bërë një pyetje interesante Xuxit. “Pse e përshëndete babanë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi në qytetin e Istogut. Përmes një njoftimi për media, KFOR...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.