[wp-story]

Lajme

Reciprociteti, reagon Qeveria maqedonase

Reciprociteti, reagon Qeveria maqedonase
18:34 | 16 Gusht 2019

Qeverinë e Maqedonisë së Veriut do të organizohet një takim për të diskutuar pas vendimit të Kosovës për të vënë masa reciprociteti disa produkteve të këtij shteti.

Interesimit të Kohës Ditore për veprimet që do të ndërmarrë Qeveria e shtetit fqinj, Zyra e zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i është përgjigjur me kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë. E në të bëhet me dije se kjo Ministri, “të hënën do të organizojë takim me autoritetet dhe institucione përkatëse për të zgjidhur problemin që rrjedh nga prezantimi i masës për eksportet e patateve dhe mjaltit nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës”.

Në mbledhje, sipas njoftimit, do të marrin pjesë Ministria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Drejtoria e doganave, Agjencia për ushqim dhe veterinari dhe institucione të tjera.

“Në takim pritet të ndërmerren aktivitete për të zgjidhur pasojat e masës së prezantuar nga Republika e Kosovës. Sa i përket pretendimeve nga pala kosovare se nuk është dhënë asnjë përgjigje për zgjidhjen e çështjes së importeve të vezëve dhe peshqve të rinj nga Republika e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Ekonomisë si dhe autoritetet tjera kompetente në vend menjëherë kanë njoftuar palën e Kosovës se masa është ndërmarrë në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian për importin e këtyre produkteve. Kjo është në përputhje me Marrëveshjen e OBT-së për masat sanitare dhe fitosanitare, ku Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare që nga 2003”, thuhet në njoftim.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera