×
  • Lajme
  • Lajme

    Reciprociteti i targave, Sveçla jep detaje rreth shtimit të forcave policore në veri

    FrontOnline
    20 Shtator 2021

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se shtimi i forcave policore në veri të vendit, është në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

    “Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

    Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS””, ka shkruar Sveçla.

    Postimi i plotë:

    Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare. Veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

    Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

    Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”.

    Situata është e qetë. Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

    Lexo edhe:

    Ekskluzive/ Këto janë tabelat provuese të Kosovës që po u vendosen veturave të Serbisë

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka deklaruar se Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës...
    Lajme19 Mars 2024
    Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha sot se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE ende nuk është duke u shqyrtuar,...
    Lajme19 Mars 2024
    Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti u diskutua të martën për çështjen e inspektorëve komunalë që ministrja e Industrisë, Rozeta...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2024
    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuse, Gresa Caka Nimani, tha se barazia në Kosovë do të festohet pas një shekulli. Ajo kështu u shpreh...
    Lajme19 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka mbajtur disa ligjerata në disa shkolla të Prizrenit, njofton Front Online. Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, njësitet...
    Lajme19 Mars 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për tre vjet qeverisje ka arritur ta ndryshojë rrjedhën...
    Bota/Rajoni19 Mars 2024
    Sot vazhdon seanca konstituive ku duhet të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, ndërsa kandidate e SNS-së është Ana Brnabiq....
    Lajme19 Mars 2024
    Ish këshilltari i ish presidentit Thaçit, Bekim Çollaku ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizit, i njohur si “Raketa”. Ai tha se...
    Lajme19 Mars 2024
    Është vetëm një muaj nga përfundimi i luftës në Kosovë – data e saktë 13 korrik 1999, dita kur është realizuar kjo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.