×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Reçica premton rritje të pensioneve bazë për të moshuarit

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Në ditën botërore për Parandalimin e Abuzimit me të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

    Nga kjo qendër ku qëndrojnë rreth 70 të moshuar, Reçica premtoi rritje të pensionit bazë në të ardhmen.

    Ai tha se krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ka një popullsi të re, pasi që vetëm 7 për qind e popullsisë janë mbi moshën 65 vjeçare.

    Ministri Reçica tregoi gatishmërinë e këtij dikasteri për këtë kategorisë të shoqërisë sonë.

    Sa i përket abuzimit me të moshuarit, ministri i Punës, tha në Kosovë nuk raste të raportuara.

    “Statistikat në Kosovë flasin për një gjendje të mirë sa i përket mos prezencës së rasteve të paktën të raportuara të abuzimit ndaj të moshuarve. Nuk mund të themi që nuk ka raste të tilla, por të paktën të raportuara këtu dua të jemi i qartë kryesisht rastet që raportohen ndaj abuzimit janë abuzimet emocionale në raste e ndarjes së pasurive dhe pronave në masë të madhe janë këto. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përkujdeset çdo herë që në koordinim me të gjitha institucionet tjera qendror të siguroj buxhet për të gjitha të moshuarit sa janë të përfshirë ne pensionin bazë që e quajmë ne. Por përveç kësaj ne ofrojmë shërbimin 24 orë në këtë qendër të përkujdesit për të moshuarit që janë rreth 70 rezident, po ashtu janë edhe tri qendra tjera me bazë në komunitet”, tha ai.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica premtoi për të ardhmen rritje të pensionit bazë për të moshuarit në Kosovë.

    “Ajo çka është që ne si shtet synojmë është që mbi bazën e planifikimit buxhetor duhet të sigurohemi që përfshirja e tyre që tashmë është e rregulluar me ligj mbi skema dhe pensione bazë që quajmë ne, të shikojmë mundësitë që ai pension bazë në të ardhmen të jetë në gjendje më të lartë sesa që është tani me qëllim që ka ndryshime sa i përket shpenzimeve dhe kostos së jetesës në përgjithësi dhe natyrisht jo vetëm për këta rezident këtu po edhe ata që i kemi jashtë duhet të shikohen të gjitha mundësitë që tu krijojmë kushte në aspektin buxhetor që të paktën pensioni bazë që quajmë ne të jetë në gjendje tjetër sesa që është tani”, u shpreh Reçica.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër tetëmbëdhjetë  personave, për veprat penale nga kapitulli i...
    Ekonomi18 Prill 2024
    Në takim u fol për zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BB-së...
    Ekonomi17 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili është takuar me drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh kryestatisticientin e...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.