Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, pas tubimit të jashtëzakonshëm në Shtime, thotë se përkrahja në atë tubim dëshmon besimin në vizionin e PDK-së, transmeton FrontOnline.
“Nga tubimi i jashtëzakonshëm në Shtime. Është koha për Bedri Hamzën kryeministër! Përkrahja e fuqishme e qytetarëve të Shtimes dëshmon besimin në vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim ekonomik, mirëqenie qytetare dhe drejtësi sociale. Shtimja i bashkohet frymës së ndryshimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë. #PDK131 #MaMirë #BedriHamzakryeministër”, shkroi Reçica.