[wp-story]

Lajme

Reagon zyrtari i VV-së: Kurti dhe VV nuk e ka mbështetur dhe kundërshtuar asnjë emër për President

Reagon zyrtari i VV-së: Kurti dhe VV nuk e ka mbështetur dhe kundërshtuar asnjë emër për President
18:34 | 17 Dhjetor 2019

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Erzen Vraniqi, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me postin e presidentit.

Vraniqi thotë se duhet të ndalen me dezinformata, pasi që VV dhe Kurti nuk kanë propozuar, preferuar, mbështetur apo kundërshtuar asnjë emër për president.

Ai shton se kjo temë nuk është diskutuar fare në strukturat e VV-së, ndërsa shton se qëndrimi i tyre mbetet të krijohet sa më parë qeveria, ndërsa presidenti diskutohet kur të vijë koha.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Mjaft me dezinformata!

As Albin Kurti, dhe as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e ka propozuar, preferuar, mbështetur apo kundërshtuar asnjë emër të caktuar për president. Ne nuk e kemi bërë fare këtë diskutim në strukturat tona, sepse tash duhet të krijojmë qeverinë e jo të gjejmë presidentin. Qëndrimi ynë, ashtu si dhe qëndrimi i figurave të LDK gjatë fushatës zgjedhore, është se presidenti duhet të diskutohet kur t’i vijë koha.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera