×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Serbia: Paralajmërimi i Kosovës për masa të reja nuk ka lidhje me ekonominë, do t’i drejtohemi Brukselit

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    “Njoftimi nga Kosova se do të vendosë masa të reja për produktet e ëmbëlsirave nga Serbia është një masë politike, jo ekonomike apo tregtare”.

    Kështu, ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Tatjana Matiq, e vlerëson këtë lëvizje dhe njofton se do t’i drejtohet institucioneve në Bruksel, si dhe Sekretariatit të CEFTA-s dhe ambasadave të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në Beograd, transmeton FrontOnline.

    Ajo vë në dukje se CEFTA është forma më e madhe e komunitetit tregtar që ekziston dhe se shpallja e vendimeve të tilla nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe as në dialogun politik në Ballkanin Perëndimor, për të cilin qëndron Serbia.

    “Shpresojmë që ky vendim të mos merret. Nëse ky njoftim zbatohet, barriera e përmendur tregtare do të ishte një tjetër në vargun e shembujve të shkeljeve të Marrëveshjes CEFTA dhe të obligimeve të marra në dialogun e Brukselit”, përfundoi ministrja Matiq.

    Masat e reja nga ana e Kosovës për disa produkte të importuara nga Serbia i ka bërë të ditur sot ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari. Ajo tha se qëllimi është mbrojtja e prodhuesve vendas dhe shtoi se këto janë produkte ëmbëlsirash.

    “Produktet e importuara në territorin e Kosovës kanë rritje dhe dëmtim enorm për prodhuesit vendor. Në përfundim, siç thonë në departamentin e tregtisë, tregohet se ka pasur rritje të importit nga Serbia për dallim nga viti i kaluar. Eksportet e Kosovës janë vetëm 1 për qind në vitin 2020 “dhe në vitin 2021. Do të marrim masa ndaj produkteve të ëmbëlsirave si biskotat dhe ëmbëlsirat e prodhuara nga Serbia, sepse këto produkte kanë pasur një rritje enorme të importit. Do t’i shikojmë provat dhe më pas do të vendosim për masat”, tha ministrja Hajdari./FrontOnline/

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2024
    Agjentët e Shërbimit Sekret kanë nxjerrë me nxitim ish-presidentin Donald Trump nga skena pasi zhurmat e forta u dëgjuan në një tubim...
    Lajme13 Korrik 2024
    NATO i dha fundit takimit të saj vjetor në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, duke festuar 75 vjetorin e formimit dhe marrë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie në të gjitha fushat me...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, e ka përkujtuar masakrën e Poklekut. Ai tha se Serbia me projektin e saj “Paktoi”, vrau edhe foshnje të...
    Lajme13 Korrik 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.