×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon KMDLNJ: Të mbrohet pavarësia e KQZ-së, kaosi u shkaktua nga Gjykata Kushtetuese

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut, përmes një njoftimi për media ka thënë se në prag të zgjedhjeve KQZ’së po i bëhet presion që ndikon në mbarëvajtjen e punës.

    Sipas tyre, presioni është i natyrës politike që ka për qëllim nënshtrimin e saj ndaj subjekteve politke.

    Njoftimi i plotë:

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) është institucioni kryesor dhe autoriteti i vetëm që , me Ligj ka mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, qofshin ato lokale apo të përgjithshme. Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, KQZ –ë po i nënshtrohet një presioni të palejueshëm e që ndikon në mbarëvajtjen e punës.

    Presioni është krejtësisht i natyrës politike e që, për qëllim e ka nënshtrimin e KQZ-së ndaj subjekteve të caktuara politike. Me një vendim krejtësisht politik të Gjykatës Kushtetuses të Kosovës, sepse pati efekte dhe pasoja politike, vendi dhunshëm shkoi në zgjedhje të parakohshme ndonëse Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat ta çojë vendin në zgjedhje.

    Po ky vendim, që sipas KMDLNj –së është krejtësisht politik, u sanksionuan me mospjesëmarrje në zgjedhje të përgjithshme 47 kandidatë për faktin se kishin një vendim të formës së prerë për vepra penale, pa u specifikuar natyra e veprave, në 3 vitet e fundit.

    Nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës u prekën thuaja të gjitha subjektet politike në Kosovë, kush më shumë e kush më pak.

    Përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me të cilën pamundësohej pjesëmarrja në zgjedhje të gjithë atyre që ishin dënuar, subjektet politike i përfshinë ata kandidatë në lista për zgjedhje duke i renditur, qoftë si bartës të Listës ( LVV ) apo në majat e listave ( AAK ) dhe Nisma gjithnjë duke patur parasysh faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakundërshtueshme dhe se nuk ka adresë tjetër ku mund të kërkohet drejtësi përjashtuar Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbur ku Kosova nuk ka qasje.

    Tërë këtë kaos e ka bërë GJK, me një vendim kontravers që ka krijuar hapësirë të interpretimit sipas interesit politik dhe zbatimit të standardeve të dyfishta me ç’rast pranohet vendimi që vota e Et’hem Arifit të shpallet e pavlefshme e të rrëzohet qeveria Hoti kurse vendimi për ndalim në zgjedhje për 47 kandidatë me precedencë penale, nuk pranohen.

    Ky është rast tipik i përpjekjes për legalizim të përdorimit të standardeve të dyfishta!

    Vendimet e GJK janë të detyrueshme edhe për KQZ-në andaj janë të papranueshme sulmet që i bëhen KQZ-së, së pari për vendimin për verifikimin e votuesve nga diaspora kurse tani pse nuk i certifikon kandidatët që janë subjekt i trajtimit në vendimin e Gjykatës Kushtetuse të Kosovës.

    Ta përdorësh këtë si pretekst se KQZ qenka i “ kapur “ është pandershmëri e skajshme aq më parë që në KQZ-ë, përbëhet nga përfaqësues të subjekteve politike, sipas forcës politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës sikur edhe nga shoqëria civile.

    KMDLNj kërkon të ndalen sulmet dhe kërcënimet ndaj KQZ-së, anëtarëve të KQZ-së sikur edhe kryetares, znj. Valdete Daka në mënyrë që të mos pengohet puna e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

    KMDLNj, gjithashtu kërkon që policia e Kosovës të hetojë të gjitha kërcënimet eventuale ndaj KQZ-së dhe, nëse paraqitet nevoja të sigurojë kushte për punë të papengueshme .

    Subjektet politike duhet të tregohen të përgjegjshme dhe të zbatojnë vendimet e KQZ-së, pasi t’i kenë shfrytëzuar rrugët ligjore dhe të mos lejojnë zbatim të standardeve të dyfishta. Pikërisht këta, me shembullin e tyre duhet të tregojnë se janë për ligjin, shtet të së drejtës dhe shtet ligjor pavarësisht forcës politike, përkatësisë partiake, etnike etj.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.