×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Isa Mustafa: Mos e atakoni Valdete Dakën, nuk keni të drejtë

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas pas fyerjeve që janë bërë në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga disa parti politike, pasi që disa kandidatë nuk janë certifikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Madje, zyrtari i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.

    Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Të fajësohet Kryetarja e KQZ-së deri në kërcënim, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe e palejueshme.

    Postimi i tij i plotë:

    Të fajësohet Kryetarja e KQZ-së deri në kërcënim, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe e palejueshme.

    Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Etem Arifi, në esencë është i quditshëm, sepse më shumë përngjan në shkrim të ri të normave   kushtetuese, sesa në interpretim të normave ekzistuese, që do duhej të jetë fushëveprim i Gjykatës. Fundja vet aktgjykimi është derivat i lëndës së inicuar nga LVV.

    As neve si LDK, s’na ka pëlqyar. Jo pse kufizon të drejtën e atyre që janë të dënuar për vepra penale të konkurrojnë për mandat ligjëvënësi, sepse nuk shkon edhe ligjëvënës edhe shkelës i ligjit, por për faktin se Gjykata e rrëzoi Parlamentin!? Pak si shumë në një demokraci Parlamentare.

    Prandaj mos e atakoni zonjën Daka, sepse nuk keni të drejtë. IM/FrontOnline/

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Lajme25 Prill 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...
    Sport25 Prill 2024
    Ndërhyrja e qeverisë në federatën spanjolle ka tronditur institucionet e futbollit botëror. FIFA ka monitoruar nga afër të gjitha lëvizjet dhe konsideron,...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit "Rafale" që Kroacia ka blerë nga Franca. Gjashtë nga 12 avionët e...
    Sport25 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Bayern Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se Granit Xhaka ishte transferimi më i mirë i “Farmaceutikëve”. Sipas Rolfes, kjo...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Melizën, kanë vizituar deputeten Ganimete Musliun, e cila po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.