×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Hoti: Shteti nuk është lojë, duhet t’i respektojmë vendimet e institucioneve

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar pas fyerjeve që janë bërë në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga disa parti politike, pasi që disa kandidatë nuk janë certifikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Madje, zyrtari I VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.

    Hoti ka apeluar që të mos fyen institucionet e pavarura sepse shprehet se shteti nuk është lojë.

    Reagimi i plotë i Hotit:

    “Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre.

    Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane.

    Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka thënë se akuzat e partive politike në adresë të institucionit që drejton dhe vetë saj janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur me qëllim të pamundësimit të zbatimit të Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi./FrontOnline/

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe ‘Check- up’ në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Të mërkurën janë mbajtur zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetarë të shtetit. Në fushatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.